Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në afate kohore dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.
Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes “Instagramit” sikur ka paralajmëruar një rikthim në fushë.
Zeneli ka postuar një fotografi me veshje sportive dhe që të gjitha ishin me flamurin e Kosovës, sinjal ky se ai po paralajmëron rikthim të shpejtë te Kosova, shkruan Kosovasot.
Përfaqësuesja jonë këtë muaj i zhvillon dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, ku me 14 nëntor ndeshet me Çekinë ndërsa me 17 nëntor ballafaqohet me Anglinë.
Discussion about this post