
Qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, pritet të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, saktësisht më 22 mars.
Që në ditët e para të saj, ajo pritet të marrë disa vendime të rëndësishme, e një ndër to edhe për diasporën.
Gazeta “Bota sot” mëson nga një burim i afërt me VV-në se në ditët e para të qeverisjes Kurti, do të procedohet në Kuvend ligji për votimin e diasporës nëpër konsullata.
Kjo do të ndihmonte diasporën që të votonte më lehtë, pa pasur nevojë të udhëtojnë për të votuar, ose t’i dërgojnë votat me postë.