
Tashmë pas Qeverisë Kurti, dhe pas dorëzim/pranimi të posteve nga nga qeveritarët e tij, kërkohet që të fillohet puna prej tyre menjëhere për rregullimin e jetës së qytetarëve.
Drejtori Ekzekutiv i IKD-së,Ehat Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar fillimin e punimeve për anulimin e tenderit 105 milionë euro të ish-ministrit Pal Lekaj.
Ai madje pyet se pse mos të fillohet edhe me anulimin e dhjetëra a po qindrave vendimeve të kundërligjshme të ish-qeverisë.
Ky është reagimi i plotë:
Dita e parë e qeverisë u karakterizua me dorëzim/pranim të posteve dhe largim/postim të fotografive të Presidentit aktual dhe ish Presidentit!
Dita e parë e punës do ishte mirë t’i ipte fund edhe fushatës pas-zgjedhore dhe veprimeve që knaqin vetëm apetitet e militantëve partiakë.
Dita e dytë e don rendi me fillu punën me çështje të karakterit që rregullojnë jetën e qytetarëve.
Psh. pse mos me fillu punën me anulimin e tenderit 105 milionë Euro të Pal Lekaj’t, pse mos me fillu me anulimin e dhjetëra apo qindra vendimeve të kundërligjshme të ish qeverisë. Sigurisht, duke respektu ligjin dhe procedurën./Gazeta mejdani/