
Lëkundja është regjistruar në orën 21:53 minuta.
Shqipëria nuk gjen paqe nga tërmetet, pasi mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër lëkundje me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter me epiqendër në fshatin Hamallaj në Durrës. Lëkundja është regjistruar në orën 21:53 minuta me thellësi 10 km.
Pas lëkundjes kryesore mëngjesin e së martës me fuqi 6.4 ballë që solli tragjedinë lëkundjet sizmike kanë vijuar përgjatë gjithë ditëve në vijim, por me itensitet më të ulët. Lëkundjet vijojnë që të shkaktojë frikë te qytetarët, teksa në Durrës një pjesë e tyre vijojnë të kalojnë natën në makinë.
Discussion about this post