Pas një sëmundje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, Prof. Dr Rifat Rexhep Blaku. Njoftimi për vdekjen e tij është bërë publik nga ana e familjes. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot pas dite, në varrezat e qytetit në Prishtinë, pas namazit të drekes, duke respektuar rrethanat në të cilat gjendet vendi, vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë, ashtu do të organizohet dhe e pamja. Prof Rifat Blaku ishte një figurë emblematike e veprimtarisë kombëtare për çështjen e Kosovës ndër vite.
Ishte ministër për emigracion në Qeverinë e Bukoshit dhe deputet i përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitet 90-ta. Si veprimtar i çështjes kombëtare ishte një nga themeluesit dhe nënkryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, një nga celulat e para të fillimit të organizimit të strukturave të UÇK-s. Në qeverinë e Thaçit 2 ishte në pozitën e zëvendësministrit të Administratës Publike dhe kryetar I komisionit për Regjistrimin e popullsisë. Profesor Blaku njihet si njëri ndër ekspertët më të njohur të fushës së demografisë në Kosovë. Për veprimtarin e tij kombëtare është dekoruar edhe nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.