
Ditë më parë, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, nuk ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Borell ka thënë se për një gjë të tillë duhet të merren vesh Prishtina dhe Beogradi dhe se Brukseli s’mund të iu tregoj se për çfarë duhet të merren vesh dhe për çfarë jo, raporton Syri.net Kosova
Megjithatë qëndrim komplet ndryshe për një ide të tillë ka nëpunësi i Borellit, sllovaku Miroslav Lajçak, i cili është zgjedhur si Përfaqësues Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se ideja e korrigjimit të kufijve s’është fare në agjendë dhe sipas tij nuk i kontribuon stabilitetit të rajonit.
Miroslav Lajçak
Last week, I spoke to APA about the [????????] -facilitated Dialogue, which aims at achieving a legally binding normalization agreement between Kosovo & Serbia. This must be in line with international law & contribute to stability in the region. The idea of land swaps does the opposite.
Një qëndrim i tillë komplet i ndryshëm i Lajçakut prej atij të Borell, i ka rënë në sy edhe analistit gjerman, Toby Vogel, i cili është pjesë e DPC (Democratization Policy Council).
Vogel thotë se është tepër e pazakontë që një zyrtar i BE’së të mos pajtohet publikisht me shefin e tij. Por, Vogel thotë se Lajçak ka qëndrim të drejtë dhe se ndarja e Kosovës do të destabilizonte të gjithë rajonin.
“Tepër e pazakontë për një zyrtar të BE’së që publikisht s’pajtohet me shefin e tij, por Lajçak po e bën të duhurën. Ndarja etnike e Kosovës do të destabilizonte të gjithë rajonin”, ka shkruar Vogel
Toby Volger
Highly unusual for an EU official to publicly disagree with their boss, but Lajcak is making the right call here. The ethnic partition of Kosovo would destabilize the whole region.