Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, tha se kanë biseduar për marrëveshjen finale.
“Se janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit. Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke”, tha Lajçaku.
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së theksoi se marrëveshjen finale duhet që ta përcaktojnë Kosova dhe Serbia.
“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi.