Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Histori

LA Times: Arsyeja e zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombo ishte frika dhe urrejtja ndaj Islamit!

October 12, 2021
5
SHARES
933
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në “Ditën e Kolombit”, e cila u shënua dje si festë kombëtare në SHBA, Los Angeles Times botoi një artikull të titulluar “Frika e Kolombit nga Islami bazuar në Kryqëzatat e Evropës formoi pikëpamjen e tij për amerikanët vendas”.

Në 529-vjetorin e zbulimit të Amerikës nga evropianët, një artikull në një gazetë amerikane theksoi se frika dhe urrejtja ndaj Islamit ishte arsyeja më e madhe që Kristofor Kolombi shkeli për herë të parë në kontinentin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në “Ditën e Kolombit”, e cila u shënua dje si festë kombëtare në SHBA, Los Angeles Times botoi një artikull të titulluar “Frika e Kolombit nga Islami bazuar në Kryqëzatat e Evropës formoi pikëpamjen e tij për amerikanët vendas”.

“Një nga aspektet më vendimtare të biografive të Kolombit mungon: frika dhe urrejtja e Kolombit ndaj Islamit ishte forca kryesore prapa kalimeve të tij në Atlantik”, thuhet në artikullin e shkruar nga historiani i Universitetit Yale Alan Mikhail.

Artikulli thekson se si frika dhe urrejtja ndaj Islamit nga evropianët e bardhë formësuan mënyrën se si ata ndërvepruan me popujt indigjenë në atë që ata e quajtën “Bota e Re” për shekuj dhe se si amerikanët e sotëm e kuptojnë botën.

– “Kolombi në thelb ishte kryqtar”

Artikulli përmend se si Kolombi lindi dhe u rrit në Evropë me historitë e “Kryqëzatave” dhe si ndikoi tek ai fuqia e marinës osmane, të cilën ai e ndeshi herë pas here në Detet Egje dhe Mesdhe si një marinar i ri. Siç thuhet, gjashtë muaj para zbulimit të Amerikës, ai mori pjesë në luftën kundër muslimanëve në jug të Gadishullit Iberik.

“Kolombi ishte në thelb një kryqtar. Gjatë gjithë jetës së tij, në takimet e tij me muslimanët dhe më vonë në luftërat e tij kundër muslimanëve, ai e ndjeu barrën e luftës së shenjtë thellë në shpirtin e tij. Ai nuk kishte as një pasion për zbulim, e as një vizion për të gjetur një rrugë tregtare që do të shmangte kalimin në rajonet muslimane për të shkuar drejt Lindjes së Largët. Më shumë se çdo gjë tjetër, ai shkoi në Amerikë me një entuziazëm të thellë të krishterë”, thuhet në artikull.

Artikulli thotë se ky pozicion qendror i Islamit në jetën e Kolombit shpjegon një nga aspektet më të çuditshme dhe më pak të pranuara të ekspeditave të tij transatlantike. Më tej shkruhet se kur arriti në Karaibe, ai i krahasonte vendasit me muslimanët dhe, në këtë mënyrë, përdori fjalën “Magribi” për aztekët dhe fjalën “Sulltan” për liderët e tyre.

– “Muslimanët shiheshin si armiku më i keq”

Në artikull u theksua se Kolombi pohonte të ketë parë rreth 400 xhami në tokat e reja.

“Si të shpjegohet diçka kaq e çuditshme? Përgjigja qëndron në historinë e gjatë të Kolombit, dhe Evropës, të kryqëzimit kundër Islamit. Shekujt e këtyre luftërave fetare dhe sulmet në rritje të osmanëve dhe muslimanëve të tjerë në vitet pas 1453-tës, formësuan nocionin e Islamit si një armik në mendjen e Kolombit dhe mijëra evropianëve të tjerë që luftuan kundër muslimanëve në Botën e Vjetër dhe më pas indianëve amerikanë në Botën e Re”, thotë artikulli.

Duke vënë në dukje se historia e Amerikave dhe popujve autoktonë duhet parë me këtë botëkuptim, artikulli thotë: “Kjo histori e harruar në masë të madhe është e rëndësishme. Një botëkuptim antiislamik është modeli që formoi të kuptuarit e Evropës për racën dhe përkatësinë etnike në Amerikë dhe konceptin e luftës në hemisferën perëndimore”.

Kjo linjë historike, e cila vazhdon deri të Kolombi, duhet kuptuar mirë në “Ditën e Kolombit”, ndërsa historia e kulturave në dukje të ndryshme, por të ndërlidhura, është baza për të kuptuar format e reja të solidaritetit, mendimit dhe veprimit kolektiv, shkruan LA Time.

ShareTweet

Related Posts

Nga Nada Dosti: Për Blushin që kërkon Hoxhë femër…po ka!

July 12, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022

Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

April 14, 2022

Observer.al: Qeveria Kurti duhet ta adresojë Islamofobinë në Kosovë!

May 3, 2021

Kur s’sheh nga verbëria turkofobe!

April 11, 2021

Dita Nderkombëtare e luftës kundër Islamofobisë – Shefi i OKB-së dha këtë mesazh, duke cituar Kur’anin!

March 19, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.