Nisma Socialdemokrate pritet të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e djeshëm të PZAP-së për moslejimin e kandidimit dhe zëvendësimin për 12 kandidatë që kanë probleme me ligjin nga ky subjekt politik.
Këtë e ka konfirmuar kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë-Krasniqi.“Vendimi i PZAP-së është i padrejtë, dhe ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Supreme” konfirmoi Krasniqi për “Gazeta Blic”.
Ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje pritet të dërgojë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Dje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, mori vendim që kandidatët e dënuar të mos lejohen të zëvendësohen me emra të tjerë.Në mesin e këtyre emrave është edhe ai i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.