Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani me anë të një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë dy liderëve iu ka siguruar përkushtimin e Italisë për stabilitetin në Ballkan.
Ndërkaq, ka theksuar se u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, ka shkruar ai.