
Nëse realizimi i premtimit është shenjë e njeriut të dinjitetshëm dhe me karakter, atëherë Refki Suma i Hanit të Elezit është i tillë dhe pa pikë dyshimi, shkruan Gazeta Mejdani.
Sot Instuti ‘GAP’ ka publikuar raportin për kryetarët e komunave dhe premtimet e tyre. Aty kanë dalë shifra e fakte për “mashtrime” politike të dhimbshme që i kanë bërë kryetarët e komunave të Kosovës.
Në anën tjetër, përkundër gjithë të tjerëve, ndër kryetarët më të suksesshëm dhe më të sinqertë po del të jetë, Rufki Suma i Hanit të Elezit.

Edhe pse nuk i përket asnjë partie, Suma ka arritur të fitoj tri mandate radhazi në këtë komunë. Konsiderohet ndër kryetarët më të dashur dhe më të respektuar që ka pas ndonjë komunë ndonjëherë në Kosovë.
Në fushatën e fundit, Suma kishte bërë 16 premtime. Deri më tani ka përfunduar 10 nga to.
Katër premtime janë gjysmë të përfunduara dhe dy që sapo kanë filluar./Gazeta Mejdani/
