Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se Kuvendi do të shpërbëhet më 11 shkurt.
Në një takim me gazetarët, Xhaferi tha se do të respektohen të gjitha afatet për procesin e zgjedhjeve të shpallura.
Zgjedhjet e parakohshme të 11 prillit dolën si kompromis nga takimi i liderëve të zhvilluar javë më parë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.
Megjithatë akoma po vazhdon debati se a do të ketë ndryshime në kodin zgjedhor lidhur me propozimin për lista të hapura dhe ndryshim të zonave zgjedhore.
Një nga çështjet e hapura për institucionin legjislativ do të jetë edhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, dhe se nuk dihet se a do të ndodhë kjo nga përbërja aktuale, pasi që gjithçka do të varet nga ratifikimi i fundit që duhet ta bëjë Spanja, pas zgjedhjeve që do të zhvillojë në fund të vitit.
Xhaferi tha se pas shpërbërjes së Kuvendit nuk ka mundësi të thirret sërish. Për ratifikimin e Protokollit duhet të pritet përbërja e re parlamentare.
Discussion about this post