Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kush po gënjen, Edi apo Ramushi?

January 26, 2020
52
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Andi Bushati

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Shkruan: Andi Bushati

Haradinaj e cilësoi me këmbëngulje të enjten në mbrëmje në Open, homologn e tij në Tiranë, si një nga projektuesit e coptimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë, madje ai pohoi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë.

Por, përkundrejt pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si “bërllog politik”. Me stilin e tij, ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore”.

Megjithëse këto qëndrime diametralisht kontradiktore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territoreve, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë, për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta e Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumenta për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi e me kë komplotoi Haradinaj për t’i penguar ato, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dy vjeçar.

Dhe në këtë pikë shancet më të mëdhaja janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeministri ynë. Sepse në mënyrë indirekte, por këmbëngulëse, ai është rreshtuar hapur pro partizanëve të shkëmbimit të territoreve.

Fillimisht në kulmin e debatit për këtë temë, kur Hashim Thaçi, i cili e artikuloi atë i pari në gusht të 2018, duke u vënë në qendër të akuzave, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar, është vetë gomar”.

Por, anësia e tij nuk përfundon këtu. Për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht, krahas kryeministrit të Bosnjes, Zvizdiç (gusht 2018), ajo e kishte thirrur në Berlin, Edi Ramën, për t’i marë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri. Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëhere kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhëtonte kancelaren: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”, tha ai në mediat shqiptare.

I bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm, Bushati, madje duke pranuar në Opinion, se kishte divergjenca me atë që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës duke mbështetur opsionin gjerman.

Dëshmi se Rama ka qenë pro zgjidhjes të shkëmbimit të territoreve janë edhe shumë interlokutorë të huaj që kanë folur direkt me të.

Që në gusht të 2018, në një shkrim për Washington Post, Carl Bild, pas një bisede me të, pohoi se kryeministri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish ministri gjerman, Christian Schëarz- Schilling, i cili pas një bisede me të pohoi se Rama e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjë herë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri kishte dështuar dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç e shpalli publikisht në gusht 2019 se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vetëm pas kësaj, kryeministri mori lirinë të deklarohej prerë dhe pa ekuivoke në Real Story se “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimit të kufijve etnikë” .

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre, t’i japim sot të drejtë, Ramush Haradinajt. Kryeministri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetjen e Uashingtonit, na ka thënë gjithmonë të vërtetën.

Dhe ne sot nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi Rama na ka gënjyer edhe dje edhe sot. /Lapsi/

Share9Tweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Erdogan kështu e shpreh admirimin e tij për popullin shqiptar: Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë!

January 17, 2022

Erdogan në Tiranë nën masa të rrepta sigurie! Mbrohet nga Garda, RENEA dhe një mijë efektivë specialë nga Turqia!

January 17, 2022

Erdogan viziton Shqipërinë, vizitë historike për Shqipërinë dhe NATO-n!

January 13, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.