Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kush po e kundërshton ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe përse?

August 4, 2020
8
SHARES
3.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bayram Pomak

Në Tetor të vitit 2012 u realizua ceremonia e vendosjes së themelit të Xhamisë qendrore të Prishtinës, që do të realizohet nga investimet e Drejtoratit të feve të Turqisë.

Shkruan: Bayram Pomak

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e asokohshme Atifete Jahjaga dhe kryeministri i asokohshëm Hashim Thaqi. Që nga ajo kohë e këndej, ndërtimi i kësaj xhamie nuk nisi për shkak të disa arsyeve teknike. Më në fund ky ndërtim filloi më 15 Korrik të vitit 2020.

Pasi që nisi ndërtimi i xhamisë, thuajse më parë s’dihej se ajo do të bëhej aty, media nisi ta aktualizojë këtë temë. Thuajse gjatë çdo mbrëmjeje nisën të flasin të ashtuquajturit analistë dhe ekspertë. Gjatë këtyre debateve nuk kuptohej aq se kush çka thoshte. Bërtitnin, thërrisnin, formuloheshin një varg fjalish dhe në fund s’dihej se kush çka thoshte.

Fjalitë e përdorura zakonisht ishin:

‘S’jemi kundër xhamisë, por…’ nisnin në këtë mënyrë dhe s’përmbanin norma logjike.

Të ashtuquajturit arkitektë shpreheshin: ‘Në shek. XXI, nuk bëhet xhami me arkitekturë të shekujve të kaluar’.

‘Kjo është xhami politike, andaj s’duhet të ndërtohet.’ Sërish ishin fjalët e të ashtuquajturve analistë. Etj, etj.

Më e rëndësishmja, thuajse në të gjitha programet ftohet gazetarja e cila të ashtuquajturën karrierë e ndërtoi sipër ofendimit të Islamit, Turqisë dhe presidentit Erdogan. Ajo, emri i së cilës nuk është i nevojshëm, tani gjendet në SHBA dhe s’dihet me çka merret, por që shëtitet në prehrin e FETO-së. Në të vërtetë s’e kuptoi kush e ç’pozitë merr pjesë në këto programe. As analistët në studio s’e kuptonin pse ajo lidhej në debat. Ç’lidhje ka ajo me këtë punë. Kjo që mendon se bën analizë, edhe pse s’ka aspak thellësi intelektuale dhe thuajse do të vdes nga kompleksi i inferioritetit,  përhap informata të pavërteta për presidentin Erdogan.

FETO në Turqi tanimë thuajse e humbi tërë fuqinë. Strategjia e tyre pas 15 Korrikut është njollosja e punëve që Turqia i bën në tërë botën dhe kundër-propaganda e bërë karshi këtyre projekteve. Mu në këtë pikë, duhet të mos na ik ky element. Kjo që e theksuam më lartë, pse mori pjesë vazhdimisht në media gjatë këtij procesi? Për ta kuptuar këtë, duhet t’i shikojmë aktivitetet e saj në SHBA. Mjafton të lexohen shkrimet e saj dhe të Alon Ben Meir, i cili është emër afërt me FETO-në. Nëse i shikoni Tweet-et që i poston Ben Meir, është vështirë ta kuptosh a i poston ai vet, apo FETO në emër të tij. Përveç kësaj në New York mund ta shihni se ky i mbron vazhdimisht tezat e FETO-së dhe merr pjesë në konferenca së bashku me ata. Si shembull për këtë duhet ta shikoni kush ishin pjesëmarrësit në simpoziumin e realizuar në Qendrën Hebraike East Midwood më 26 Shtator. Këta pjesëmarrës ishin; Alon Ben Meir, Harun Çelik (Pjesëtar i FETO-së që mori pjesë nga shkolla e tyre School Principal në New Jersey) Hafsa Girdap dhe të tjerë. Kur e shikojmë organizatën që e realizoi këtë simpozium del të jetë ‘Silenced Turkey’ e themeluar nga terroristët e FETO-së për të bërë aktivitete të lobit në emër të tyre.

Kur i rendisim të gjitha këto njëra pas tjetrës, do ta shohim se operacioni i perceptimit që duan ta realizojnë nuk është i rastësishëm. Përkundër faktit se e dinin që xhamia do të ndërtohej aty dhe se themeli qe hedhur në vitin 2012, s’mund të jetë e rastësishme të bëhet tërë kjo zhurmë. Në anën tjetër, ndërtimi i xhamisë, a është problemi i vërtetë i Kosovës? Derisa në të njëjtën kohë, Kosova merret me pandeminë, me problemet ekonomike dhe me falimentimin e Post Telekomit, debati mbi xhaminë, assesi s’është gjë tjetër veçse orientim artificial i opinionit publik. Dakord, pse këtë agjendë artificiale e aktualizoi media dhe pse kësaj ju dha kaq hapësirë? Në fakt, kur i bashkojmë të gjitha këto të dhëna do ta shohim se pas agjendës që përpiqen ta krijojnë përmes çështjes së xhamisë, qëndron FETO. Kjo strukturë e cila bën kundër-propagandë në të gjitha projektet që i realizon Turqia jashtë shtetit, duke e shfrytëzuar nisjen e xhamisë, kësaj pune ia mësyu për ta dëmtuar imazhin e presidentit Erdogan. Natyrisht që pas kësaj pune nuk gjendet vetëm FETO, por ata qëndrojnë në pjesën më të madhe të prapaskenës.  Por, sado që t’ia kenë mësyrë një loje të tillë, si anëtarët e FETO-së, si ata që planifikuan të protestojnë kundër xhamisë, përgjigjen e morën përmes largpamësisë së popullit të Kosovës. Si pasojë e reagimeve, atë ditë në protestë s’morën pjesë as organizatorët e saj. Ky pra ishte organizim që dështoi sepse në të morën pjesë më shumë gazetarë se protestues.

Çfarëdo që të thuhet dhe nga kushdo që të thuhet si dhe çfarëdo që të bëjnë dhe nga kushdo që të bëhet, me lejen e Allahut xh.sh., ajo xhami aty do të ndërtohet me tërë rrezatimin e saj dhe gjatë një dite të xhuma do të hapet me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Sikurse ndodhi me xhamitë; Jashar Pasha, Fatih Sultan Mehmet, Sinan Pasha dhe qindra tjera që i rezistuan kohës edhe xhamia qendrore në Prishtinë me qindra vite do të qëndrojë në këmbë.

Ata që sot e kundërshtojnë xhaminë dhe që nxjerrin zë sikurse ena e zbrazët, as që do t’i kujtohen ndokujt. Si po ndodh që shumica e popullsisë së Kosovës për shkak të largpamësisë i kujton për të mirë ata që i ndërtuan xhamitë gjatë kohës së Osmanëve, edhe në të ardhmen popullsia e Kosovës, do t’i kujtojë me falënderim dhe për të mirë popullin turk që ia dhuroi këtë xhami Prishtinës e Kosovës.

Askush të mos dyshojë në këtë!!!

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ambasadori i Republikës së Turkiye Çağrı Sakar, viziton Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij!

September 4, 2022

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Kryeimami i Podujevës: Gjendja e imamit të rrahur është tmerruese!

July 22, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.