
34-vjeçari, Rudolf Nikolli ka plagosur ditën e sotme pesë persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha”, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Ndërkohë raportohet se të plagosurit janë të gjithë të rinj nga 22 në 25-vjeç. Të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, i lënduar ka mbetur 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23-vjeç.
Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem.
34-vjecari fillimisht është konfliktuar me persona jashtë xhamisë dhe më pas u fut brenda saj dhe plagosi pesë besimtarët. Pas sulmit, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga besimtarët që ndodheshin brenda xhamisë.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar 34-vjeçarin dhe e kanë arrestuar atë.