Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kush janë proamerikanët e vërtetë dhe të rrejshmit!

March 8, 2020
22
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Agron Bajrami

Nuk ka tipar më proamerikan sesa të ushtrosh lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Të jesh kritik ndaj Qeverisë dhe pushteteve, e të jesh i pavarur në mendime. Të kërkosh argumente në vend të parullave dhe të insistosh në fakte në vend të opinioneve.

Shkruan: Agron Bajrami

Debati aktual rreth preferencave pro-amerikane të kosovarëve është tërësisht i sajuar. Është – nëse përdorim terminologjinë moderne të rrjeteve sociale – fake!

Në Kosovë askush nuk ka dilema rreth rolit dhe rëndësisë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë e Kosovës, pavarësimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës rregullisht dalin populli më pro-amerikan në botë (jashtë amerikanëve, natyrisht), ndërsa asnjë nga partitë e shumicës shqiptare në skenën politike të Kosovës nuk kanë program antiamerikan.

Nuk ka njeri në Kosovë që nuk e di se që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë e deri tek pavarësimi i Kosovës, Shtetet e Bashkuara gjithnjë kanë luajtur rol vendimtar në realizimin e aspiratave të drejta të shqiptarëve, në Shqipëri e Kosovë dhe fushata ajrore e NATO-s më 1999 dhe pavarësimi i Kosovës janë shembujt kulmorë të këtij pozicionimi amerikan.

Amerika, pra, ka vend të posaçëm në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, dhe çdo vënie në dyshim e këtij fakti është një manipulim me realitetin historik dhe politik, për arsye që vetëm manipuluesit i dinë.

* * *

E sajuar është edhe dilema që duhet zgjedhur mes Amerikës dhe Evropës.

Kur flasim për dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë mungesë koordinimi mes qasjes amerikane dhe asaj të BE-së, por synimi është i njëjti – të gjendet një formulë për ndërtimin e marrëdhënieve “normale” mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ishte synimi i deklaruar në dialogun e Brukselit, dhe ky është synimi i deklaruar i administratës së Washingtonit. Shumica e shteteve të BE-së, ato që e kanë njohur Kosovën, formulën paraprake e shohin si njohje të ndërsjellë – gjë e cila thuhet edhe në mënyrë eksplicite nga SHBA-ja.

Dallime ka, dhe ato kryesisht janë lidhur me atë që mund të quhen “vija të kuqe” për marrëveshjen Kosovë-Serbi, por ato dallime nuk janë mes SHBA-së dhe BE-së, por janë mes vendeve të ndryshme anëtare të BE-së. Ta zëmë, kur flasim për këmbimin e propaguar të territoreve, ishte ndërmjetësja e kaluar e BE-së,

Mogherini, ajo që i dha shtytje këtij diskursi në kuadër të dialogut të Brukselit. Në anën tjetër, SHBA-ja vazhdimisht ka insistuar në një zgjidhje që arrihet mes dy palëve – gjë e cila është kuptuar si lejim në heshtje i hapjes së temës së ndryshimit të kufijve. Por, edhe BE-ja deri më tani e kishte këtë qasje. Sikur edhe disa vende të tjera të BE-së, para së gjithash Franca. Kundër ishin Gjermania dhe Britania e Madhe, të cilat pa ekuivok kundërshtonin idenë e ndryshimit të kufijve.

Por, në gjithë këtë rrëfim rreth vënies së kufijve të Kosovës në tavolinën e negociatave me Serbinë një gjë nuk duhet harruar: nuk ishin as amerikanë, as evropianë ata që e hapën këtë temë në negociata. Kjo ide e vjetër serbe u gëlltit si karrem nga përfaqësuesit e Kosovës në dialog, dhe u përkrah në mënyrë injorante nga një pjesë e politikës në Tiranë.

Andaj, dilema nuk ka të bëjë me Amerikën dhe Evropën, por me dështimin e politikanëve shqiptarë që të shohin përtej interesit të vet, dhe të bien pre e politikës serbomadhe, e cila ende nuk ka hequr dorë nga ideja e një shteti për të gjithë serbët!

* * *

I shpikur dhe marrëzi është edhe nocioni se çdo mospajtim me pozicionet e administratës amerikane është i barabartë me antiamerikanizëm!

Nuk ka tipar më pro-amerikan se sa të ushtrosh lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Të jesh kritik ndaj Qeverisë dhe pushteteve, e të jesh i pavarur në mendime. Të kërkosh argumente në vend të parullave dhe të insistosh në fakte në vend të opinioneve.

Antiamerikanë janë diktatorët, autokratët, kundërshtarët e mendimit të lirë. Antiamerikanë janë ata që keqpërdorin pushtetin, paranë publike dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve. Antiamerikanë janë ata që nuk respektojnë idenë e Kosovës së pavarur, të lirë e demokratike, në të cilën sundon vetëm ligji, dhe drejtësia është e njëjtë për të gjithë.

Për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ia kemi një borxh të madh Amerikës . Dhe ky borxh mund të shlyhet vetëm nëse Kosova arrin të ngrihet në një shtet demokratik, ku sundon ligji, ku liria e fjalës dhe e shtypit është e garantuar, ndërsa kritika e pushteteve dhe e politikave është pjesë e patjetërsueshme e debatit shoqëror.

Të tjerat janë vetëm sajesa për hesape politike!

Share15Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.