Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kush janë ‘njerëzit’ e Elmi Reçicës që kontrollojnë Policinë e Kosovës!

February 12, 2020
109
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Elmi Reçica

Një grup i madh njerëzish në poste udhëheqëse të Policisë së Kosovë ndërlidhen me një emër të fuqishëm të politikës: Elmi Reçicën, deputetin e fuqishëm të PDK-së dhe ish-numrin 2 të ShIK-ut.

Ata janë emëruar në pozita drejtuese në kohën e qeverisjes së PAN-it, koalicion që udhëhiqej nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë qeverisjes së PAN-it, në Policinë e Kosovës ndodhën ndryshime të mëdha në udhëheqësin e këtij institucioni.

Gjithçka nisi me drejtorin e ri të këtij institucioni. U emërua miku i ngushtë i politikanit të fuqishëm të PDK-së, Elmi Reçicës.

Rashit Qalaj, drejtori i ri, që për një kohë të gjatë shërbeu në bastionin e Reçicës, Ferizajin, mori disa vendime që do t’i pëlqenin shumë Reçicës.

I dha pozitë të rëndësishme Emin Beqirit, ish-vartës në ShIK i politikanit Reçica.

Vendimi tjetër kishte të bënte me emërimin në një pozitë të lartë të anëtarit tjetër të ShIK-ut, Kadri Arifit.

Qalaj mori edhe disa vendime tjera, në të cilat përfshihet emri i politikanit Reçica.

Vendosi që mikun e tij dhe të Elmi Reçicës, Fatmir Karalitin, ta transferojë nga Ferizaj në një pozitë të lartë në Prishtinë. E bëri shef të sektorit të hetimeve financiare në nivel nacional.

Takimet e dyshimta të Qalajt me njerëzit e Elmi Reçicës

Gazeta Insajderi ka siguruar disa fotografi, të cilat zbulojnë afërsinë e Qalajt me politikanin e fuqishëm të PDK-së, Elmi Reçicën dhe vartësit e tij në ShIK.

Në një ndejë qejfi, rreth një tryeze me mish e birra, Rashit Qalaj po u bënte atmosferë, mysafirëve specialë, Elmi Reçicës që është i ulur në anën e tij të djathë dhe Fatmir Karalitin në anën e tij të majtë.

Karaliti është avancuar nga Rashit Qalaj, nga të qenit zyrtar i Policisë në Ferizaj, bastionin e Elmi Reçicës, në zyrtar të lartë në nivel republikan.

Karaliti ka pasur shumë arsye për të festuar. Ai falë Qalajt është emëruar shef i sektorit të hetimeve financiare në nivel nacional.

Në fotografinë e dytë që ka siguruar gazeta, dëshmohet se drejtori i policisë Rashit Qalaj dhe Elmi Reçica kanë realizuar edhe udhëtime të përbashkëta.

Afërsia e tyre është dëshmuar edhe në një fotografi tjetër ku shihet Qalaj, Reçica, bashkë me ta në një grup me të gjerë është edhe deputeti i ri PDK-së, Gazmend Bytyqi. Bytyqi ka arritur të marrë 9,097 vota.

Presionit britanik për shkarkimin e Beqirit, Qalaj iu përgjigj me avansim të tij

Emin Beqiri, ish-shefi i Krimeve Ekonomike që ishte i përfshirë në skandalin Rrahim Hashimin të cilët kishin kërkuar ryshfet 100 mijë euro nga familjarë të zyrtarëve të akuzuar të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD), për tua mbyllur rastin, ende vazhdon të jetë drejtor i policisë në Ferizaj.

Gjykatat Themelore e Prishtinës, e pati shpallur atë fajtor për keqpërdorim detyre. Vendim ky që ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.

Por përfshirja e tij në këtë skandal, nuk e kishte ndalur drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj që ta emëroj Beqiri, Drejtor për Rajonin policor të Ferizajt.

Ky veprim skandaloz i Qalajt ishte kritikuar ashpër edhe nga Ish-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Connell, vitin e kaluar duke kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë, specifikisht  kishte kritikuar vendimin për emërimin e tij. Ai madje pati thënë se nuk mund tu thotë investitorëve britanik të investojnë në Kosovës, kur në krye të policisë është një person i dënuar për ryshfet.

“Unë kam investitorë britanikë, të cilët duan të investojnë në Ferizaj, por si mund të ulem unë në takim me ta dhe të ju them ‘Mos u brengosni sepse policia në Ferizaj do t’ju ruajë’, kur ne e dimë se njerëzit si këta udhëheqin policinë, dhe kur e dimë që këto lidhje me kriminalitetin vazhdojnë dhe kur sistemet gjyqësore bëjnë gabime dhe nuk ka përgjegjësi për ata gjykatës që janë duke i bërë këto, dhe është një fjalë për këtë: kapje e shtetit”, pati thënë O’Connelli.

Qalaj nuk ish zmbrapsur nga vendimi i tij. Beqiri vazhdon ende të mbajë pozitën e drejtorit në policinë rajonale të Ferizajt.

Dyshimet që rëndojnë mbi Kadri Arifin

Nga pozita e Rashit Qalajt si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, përfitoi edhe Kadri Arifi.

Arifi, ish anëtar i ShIK-ut, vitin e kaluar me vendim të Qalajt mori gradën kolonel.

Arifi si ish-ndihmësdrejtori i shtyllës së hetimeve në Policinë e Kosovës, për rreth dhjetë vite kishte banuar në një banesë të uzurpuar të Shërbimit Informativ të ish Jugosllavisë (UDB), e cila ndodhet në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Dyshohej se banesa në të cilën ka banuar Kadri Arifi, para vitit 1999 është përdorur nga një pjesëtarë i UDB-së, që vjen nga rrafshi i Dukagjinit.

Ky i fundit vet e ka pranuar që ka qenë pjesë e UDB-së po ashtu ka thënë se banesa ka qenë pronë e Shërbimit Informativ të Serbisë, por që i njëjti nuk ka dashur të identifikohet në publik.

Ndonëse banesa ka qenë e uzurpuar, Arifi asnjëherë nuk ka pranuar ankesë nga Habitati për lirimin e saj. Kadri Arifi është etiketuar edhe si pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), gjë të cilën e kishte mohuar ai vet.

Emri i Arifit ishte përmendur si pjesë e SHIK-ut, edhe nga i vetëshpalluri si agjent i këtij shërbimi informativ, Nazim Bllaca.

Arifi ishte shkarkuar nga pozita e shefit të shtyllës së krimeve me një vendim të kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. /Insajderi.com

Share93Tweet

Related Posts

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Sulme terroriste në Veri të Kosovës, reagojnë Sveçla dhe komandanti i policisë!

April 15, 2022

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Policia zbarkon në ‘Viva Fresh Store’, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj, i mbyllet depoja kryesore!

March 10, 2022

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me Bedri Halimin: Ja çfarë bëri ky njeri!

January 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.