Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak minutash ka filluar mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019.
Në bazë të këtyre rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 29 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës, 28 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 24 deputetë, Koalicioni AAK-PSD, 13 deputetë, Lista Serbe, 10 deputetë ndërkaq, Koalicioni Nisma-AKR-PD, 6 deputetë.
Discussion about this post