Shokë e kolegë të Mulla Asllan Muratit kanë folur sot për vdekjen e tij e cila ka shkaktuar reagime anembanë vendit. Në lidhje me këtë, është pronocuar edhe ish-Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Jetish ef. Bajrami, raporton Gazeta Mejdani.
Jetish Bajrami ka çmuar lartë kontributin e Mulla Asllanit për vendit dhe për institucionin e BIK-ut. Ai ka thënë se Mulla Asllan Murati ishte njeri i devotshëm, i zellshëm dhe i cili, përderisa ishte pjesë e Bashkësisë Islame, kishte kryer detyrat e tij me shumë përgjegjësi.
Gazeta Mejdani e ka kontaktuar nëpërmes telefonit ish-Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Jetish ef. Bajrami, dhe e ka pyetur për pozitat dhe përgjegjësitë që kishte mbajtur i ndjeri deri sa ishte gjallë.
Që në fillim duhet të ju përmirësoj e të ju them se Mulla Asllan Murati nuk është i ndjerë, por, është një merhum që me krenari ka shkuar në rahmetin e Zotit. Vepra dhe veprimtaria e tij nuk do të harrohet kurrë.
Sa i përket detyrave dhe përgjegjësive që i ka mbajtë ai, Jetish Bajrami ka thënë se Mulla Asllan Murati në fillim është zgjedhur anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, e më pastaj edhe kryetar pranë atij Këshilli.
Më vonë, zgjidhet për anëtar të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, pastaj anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, pastaj anëtar i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, e në fund, edhe anëtar i Kryesisë Supreme të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë (Rijaseti), me seli në Sarajevë.
H. Jetish ef. Bajrami thotë gjithashtu se Mulla Asllan Murati atë e kishte mbështetur fuqishëm në kohën kur shqiptarët po kalonin ditë të vështria në ish-Jugosllavi. E kishte mbështetur edhe kërkesën e tij që godina e Medresesë Alaudin në Prishtinë të lëshohet për studentët e Universitetit të Prishtinës bash në kohën kur policia e atëhershme i kishte dëbuar studentët nga konviktet dhe i kishte hedhur në rrugë.
Po, thotë Jetish Bajrami, “Unë pata lëshuar dekretin që të gjitha xhamitë, institucionet dhe godinat e Bashkësisë Islame të lëshoheshin në shërbim të shqiptarëve dhe të shfrytëzoheshin për shkolla e për konvikte. Ambientet në pronësi të Bashkësisë Islame i patëm ëshuar për zyra për strukturat shqiptare që vepronin atëherë, paralelisht me strukturat shtetërore të Serbisë. Mbase, po pati nevojë, xhamitë dhe Medreseja do të lëshohen edhe për spitale, patëm shkruar në dekretin tonë”, tha ai.
Jetish ef. Bajrami ka thënë gjithashtu se Mulla Asllan Murati e kishte mbështetur edhe në idenë për të themeluar e Diturisë Islame, revistë kjo e cila më vonë do të luan rolin kryesor në informimin e shqiptarëve në kohën kur regjimi serb e mbyllë Rilindjen dhe i ndalon gazetat shqiptare në Jugosllavi.
Për më tepër, Asllan Murati, ka lindur në 1943 në fshatin Zhabar të Komunës së Mitrovicës. në vitin 1969 emërohet imam dhe ligjërues në Xhaminë Qendrore (Xhamia e Zallit) në Mitrovicë. Ka kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, dega histori-gjeografi. Më pastaj kryen Fakultetin Filologjik në Prishtinë, dega Orientalistikës, ku mëson gjuhët arabe, turke dhe persishte./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post