Të qëllohet një rezultat i një ndeshje futbolli nuk është edhe krejt ‘allabatana’ Mbase, t’ia qëllosh një ndeshje si kjo e sotshme mes Kosovës dhe Çekisë, aspak nuk ka qenë punë e lehtë. Megjithatë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kësaj rradhe ishte i saktë, Kishte mbetur vetëm të paralajmëronte edhe minutat se kur do të shënoheshin golat, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, sot Kadri Veseli ka treguar se nuk është bash si krejt politikanët e vendit. Ai mund t’i dijëedhe ngjarjet që mund të ndodhin 6 orë më vonë.
Mbetet enigmatike nëse në këto paralajmërime ka ‘gisht’ përvoja e tij e deri tanishme prej politikani?
E kjo do të vërtetohet sidomos nëse ia qëllon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit dhe kush do të bëhet kryeministër i vendit.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në Facebook:
A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside :).
Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Përkrahe Kosovën!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post