Në incidentin që ndodhi mbrëmë në Skenderaj, ku u plagosën dy zyrtarë policorë, po dyshohet se janë përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me djalin dhe dy vëllezërit e tij, derisa Nuredini është dorëzuar në Polici bashkë me njërin nga vëllezërit, teksa dy të dyshuarit kryesorë janë ende në arrati.
Njëri nga vëllezërit e Nuredin Lushtakut të përfshirë në këtë ngjarje është Faton Lushtaku, i cili është përfshirë në disa raste të tjera.
Në vitin 2017 përderisa ishte duke vozitur në rrugën Skenderaj-Drenas, dyshohet se ka goditur aksidentalisht një nxënëse 15 vjeçare me inicialet Q.S, e cila vdiq nga lëndimet e rënda, shkruan Sinjali.
Në varrimin e 15-vjeçares, familja e saj i kishte falur gjakun familjes Lushtaku.
Veç kësaj, Faton Lushtaku është akuzuar edhe për biznes ilegal gjatë vitit 2021.
Sinjali bënë me dije se ai dyshohet se në mënyrë të paligjshme tash e disa vite shfrytëzon një basen thëngjilli në fshatin Polac të Skenderajt.
Lushtaku është paditur para disa viteve për këtë aktivitet, por ai nuk e ka ndalur tregtinë e tij ilegale.