Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kush është Goran Radosavljeviq-Guri dhe cili ishte roli i tij në Kosovë?

August 28, 2020
6
SHARES
870
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Goran Radosavljeviq

Politika shtetërore serbe për fshehjen e krimeve nuk ka pushuar së vepruari asnjëherë. Struktura të tëra shtetërore kanë qenë të angazhuara sistematikisht për fshehjen e krimit të gjenocidit.

Duke qenë se ndodhej para një krimi të madh që kishte kryer – e të cilin askush nuk mund ta mohonte, Qeveria e Beogradit futi në përdorim diskursin propagandistik se, kinse krimet nuk po kryheshin nga ushtria dhe policia e rregullt, por nga “grupe të caktuara” të cilat shteti nuk po arrinte t’i kontrollonte.

Shteti serb krijoi termet si “strukturë paramilitare”, “grup paramilitar” etj., vetëm e vetëm për ta larguar nga përgjegjësia ushtrinë dhe policinë shtetërore. Por, shkresat dhe dokumentacioni shtetëror i kohës, flet ndryshe. Të gjitha “strukturat paramilitare”, “grupet paramilitare” etj., patën një komandë të përbashkët: udhëheqjen e lartë shtetërore të Serbisë, respektivisht të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë. I përmendëm disa komandant dhe pjestarë të forcave sic i quante shteti serb “paramilitare” si Gurin, Popin, Peki, Tafarelli, Sesel, Sheki, etj etj.

Por kush janë këta persona dhe cfar roli kishin në zingjirin komandues të strukturave të sigurisë së Serbisë. Më poshtë do t’i sjellim disa dëshmi të cilat tregojnë se si udhëheqja shtetërore jepte urdhra për strukturat e ashtuquajtura “paramilitare”. 

Nga grupet më famëkëqija ishte njësiti “Pecka regija-2”, krimet e të cilit peshojnë shumë rëndë. Ky grup i njesisë speciale ka kryer shumë krime në rajonin e Pejës që prej fillimit të luftës, por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, me një urdhër nga lart, “Pecka regija-2”, u shkri në grupin paraushtarak me emrin “Operativna Poterne Grupe” (Grupi i Ndjekjes Operative) me seli në Hajvali të Prishtinës.

“Operativna Poterne Grupe” komandohej nga Goran Radosavleviq – i ashtuquajturi “GURI”. Ky “GURI” i ka pasur në vartësi edhe disa nëngrupe të tjera paraushtarake të kësaj natyre të cilat i komandonin: Sreten Popoviq “POPI”, pastaj Predrag Vujisiq “PEKI”, Zoran Saviq “SAVKE” dhe “VUK”, Predrag Grbiq “GRBA” etj. Këta kishin organizuar përzënien masive të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, kishin vrarë disa persona civilë në depon e firmës “Albi Komerc” në Prishtinë, kishin minuar dhe pastaj e kishin hedhur në erë kafiterinë “Koha” në Prishtinë, me ç’rast ishin vrarë disa civilë të pafajshëm shqiptarë; e kishin minuar spitalin “Rezonanca Magtenike” në Prishtinë, ku kishte pasur viktima.

Për më shumë detaje të krimeve në Prishtinë redaksia UDHËVE do të raportojë emisionet e radhës. Dokumentet po ashtu dëshmojnë faktin se Goran Radosavleviq “GURI” gjatë kësaj kohe takohej së paku një herë në ditë me shefin e policisë serbe për Kosovën, Sreten Llukiq dhe me ndihmësin e tij Zharko Brakoviq, nga të cilët ai merrte urdhra dhe instruksione të cilat më pas i realizonte me trupat e tij kriminale. Dokumenti të cilit po i referohemi, dëshmon faktin se “GURI” një herë kishte realizuar edhe një takim me Nikola Shainoviqin, i cili atëherë kishte qenë nënkryetar i Qeverisë së Serbisë. Pasi e kishin zbrazur tërësisht Prishtinën, Goran Radosavleviq “GURI” me njësitin e tij e kishte vazhduar spastrimin etnik në Mitrovicë, pastaj në fshatrat shqiptare rrëzë Qyqavicës, në Shalë të Bajgorës etj.

Më poshtë po e sjellim një listë me emrat e vërtetë dhe nofkat e pjesëtarëve të formacioneve që kryen krime të rënda duke përfshirë edhe vrasjet e civilëve shqiptarë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë: Predrag Visiq “PEKI” Dragan Savoviq – “SAVKE-SUMSKI” Predrag Grbiq – “GRBA” Tomislav Jankoviq – “TOMICA” dhe “LUDI TOMA” Vojslav Dimiq – “VOJA” Dragan Markoviq -“CANE” Dusko Albijaniq – “DULE” Namenja Saleviq -“NECE” Mihjalo Qudoviq – “QUDA” Vladeta Krestoviq – “QUQA” Sreten Popoviq – “POP” Milan Jashanoviq – “JOSKA” Dragoslav Jankoviq – “GJEJ” Milos Stojanoviq -“SESEL” Aleksandar Nikoliq – “SPECIALAC” Milutin Vasiq – “VASKE” Slavisa Dimiq – “DIMKE” Sasa Qudoviq Boshko Raiqeviq Igor Torlak Pastaj edhe disa pseudonime, emrat e vërtetë të të cilëve nuk kemi mundur t’i gjejmë: “PAVAROTI” “MAFIJA” “ZHEBELAN” “MINJA” etj.

Edhe vet Goran Radosavljevic-Guri në një intervistë për një televizion serb para disa vitesh konfirmon se njësiti që ai e kishte themeluar dhe udhëhequr gjatë luftës në Kosovë ka qenë njësit i rregullt në kuadër të MUP-it. Goran Radosavljevic-Guri, pas rënies së Millosheviqit, thirret nga kryeministri i atëherëshëm Zoran Gjingjiq i cili i kërkon Gurit që ta themelojë Njësitin Special Zhandarmëria, sipas konceptit sic e kishte formuar njësitin special gjatë luftës në Kosovë. Guri ka udhëhequr edhe operacionin për kryerjen e masakrës së Recakut si dhe dyshohet se kishte dhënë urdhër për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

May 4, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.