Bashkim Jashari do të shërbejë në rolin e komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që nga sot.
Kështu ka bërë të ditur presidenca me anë të një njoftimi për media, duke njoftuar edhe për dorëheqjen e komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, shkruan lajmi.net.
“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet ndër të tjera.
Jashari shërbente si Shef i Inspektoratit gjeneral në ministrinë e FSK-së, si gjeneral brigade. Para disa vitesh, Jashari u gradua nga gjeneral brigade në gjeneral major nga ish-presidenti Thaçi.
Bashkim Jashari është pjesë e familjes legjendare Jashari, përkatësisht është i biri i Rifat Jasharit.