Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kush e tradhtoi Fehmi Aganin dhe si ndodhi vrasja e tij?

May 6, 2020
22
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Fehmi Agani

Sot shënon 21 vjetori i vrasjes në tradhti të veprimtarit të çështjes kombëtare Fehmi Aganit.

Vrasja e profesor Aganit konsiderohet misteri më i madh i luftës e që nuk është zbardhur ende.

Edhe 21 vite pas vrasjes së tij, dilema qendrore është se nëse Fehmi Agani dhe treni në të cilin ishte duke udhëtuar me shqiptarët e tjerë drejt Shkupit, pse u bllokua dhe nuk u lejua që të dilnin të gjithë shqiptarët e dëbuar, e veçmas Fehmi Agani, i cili ishte më i rrezikuari.

Profesor Agani ishte bartës i organizimit ushtarak institucional. Ai kishte lidhje të vazhdueshme me Sali Çekajn, dhe me persona të tjerë të strukturës organizuese.

Profesor Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe. Në vitin 1999, forcat serbe, kishin dëbuar rreth një milionë shqiptarë nga Kosova për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi më pak.

Sipas versionit zyrtar profesori Agani, i cili ishte në trenin që po udhëtonte drejt Maqedonisë, me të kuptuar këtë forcat serbe, trenin e kthyen mbrapsht nga kufiri i Maqedonisë, ku policia serbe e ndaloi trenin dhe kishin marr dr. Aganin për ta vrarë. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Image

Publicisti dhe analisti politik, Skënder Zogaj, thekson për gazetën “Bota sot” se rreth vrasjes së Fehmi Aganit gjithçka është enigmë, gjithçka është e panjohur, dhe se gjithçka që mund të flitet kot është keq.

“Në fakt e rëndësishme është se z. Agani ka qenë personi kyç në Kosovë. Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin e kishte një motor të Lëvizjes, dorë e djathtë, e kishte kokën kryesore teorike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë pasur besim të jashtëzakonshëm të profesori Agani. Tentimet e tij kanë qenë gjithmonë të qëlluara dhe në vendin e duhur në mënyrën e duhur, kështu që akti i vrasjes së tij del shumë i arsyeshëm sepse për ta ndaluar Ibrahim Rugovën është bërë ky veprim që të hiqet Fehmi Agani, dhe vrasja e Aganit ka të bëjë direkt me dobësimin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës”, thotë Zogaj.

Ai thekson se enigma është se ende nuk dihet se kush e ka ndalur, sepse, ai dihet se është nxjerr nga treni me rastin e largimit nga Kosova, ku i dërgonin shqiptarët në Maqedoni, në rrugë e sipër është ndal, është marr e është pushkatuar.

“Gjithçka rreth figurës së Fehmi Aganit, rreth ditës së fundit të vrasjes së tij, është e paqartë dhe në thellësi e panjohur, sepse, ka pasur variante nga më të ndryshme pasluftës, mirëpo të gjitha janë jo zyrtare. E vërteta është që, ndaj Fehmi Aganit do duhej të ketë qenë i organizuar një aksion i veçantë për të eliminuar njërin nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Kosovës”, thekson Zogaj.

Ai shton se, nuk është e rastësishme elikfidimi i profesor Aganit dhe pasojat e atij likuidimi kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse pas vrasjes së Fehmi Aganit, gjithçka kalon vetëm të Ibrahim Rugova dhe realisht gjysma e Ibrahim Rugovës eliminohet me këtë vrasje të Aganit.

“Të gjitha këto elemente e bëjnë me dije dhe sinjalizojnë se vrasja e Aganit, nuk ka qenë e rastësishme siç pretendohej nga disa njerëz oponent të ndryshëm, jo vrasja është organizuar e qëllimshme dhe faktikisht e dëshiruar për ta penguar zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës, të luftës në Kosovë, të demokracisë dhe zhvillimeve të mëvonshme. Mungesa e Fehmi Aganit në këto vite të pasluftës në Kosovë janë tepër të ndjeshme sepse, një prezencë e tij, në këto zhvillime do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për rezultatet e tjera që do ti kishim sot”, thotë analisti Skënder Zogaj.

Për nder të profesor Fehmi Aganit, tashmë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare në të gjitha lëmit e jetës.

Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës.

Duke studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit – tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Share9Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.