Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kush do ta formojë Qeverinë në Maqedoninë e Veriut?

July 20, 2020
6
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Rezultatet e para tregojnë se formimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë një proces i lehtë. Ndërkohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk ka konfirmuar rezultatet finale dhe shpërndarjen e mandateve me formulën e D’Hontit, duket se LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koalicioni ASH-AAA 12, Levica (E majta) 2 dhe PDSH ka 1 deputet. Këto numra paralajmërojnë një periudhë të gjatë, të mundimshme dhe me shumë të papritura në formimin e qeverisë. Në bazë të nenit 90 të Kushtetutës, mandat për formimim e qeverisë merr ai politikan që siguron ose mund të sigurojë shumicë prej së paku 61 deputetësh në Parlament. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i kuvendit mandatin për formim të qeverisë t’ia jap kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në parlament. Mandati në afat prej 20 ditësh nga dorëzimi i mandatit, kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë.Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, thuhet në Kushtetutë. Mandatin e jep presidenti i shtetit, ndërkohë që ky rol i tij në të shumtën e rasteve është formal. Në rastet kur ka mosmarrëveshje rreth asaj se kush duhet të marrë mandat ose cili ka shumicën në Parlament, atëherë rili i presidentit të shtetit është vendimtar në caktimin e mandatarit. Pritet që mandati t’i jepet liderit të partisë fituese LSDM, Zoran Zaev, i cili do të ketë në dispozicion 20 ditë ta formojë qeverinë. Para vetes do të ketë dy mundësi: e para – të formojë qeveri me BDI-në dhe kështu të sigurojë një shumicë minimale (46+15); dhe e dyta – me koalicionin ASH-AAA, Levicën dhe PDSH (46+12+2+1). Të dy skenarët janë vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që i dyti duket edhe i pamundshëm edhe i paqëndrueshëm. Zaev si mandatar do të duhet të trokasë te dera e Ahmetit, me të cilin kishte përplasje të fuqishme retorike gjatë fushatës. Pozicioni fillestar i BDI-së në negociata do të jetë posti i kryeministrit, gjë që duket se nuk mund ta pranojë LSDM. Varianti i dytë i Zaevit do të jenë Ziadin Sela e Afrim Gashi, Dimitar Apasiev dhe Menduh Thaçi. Duket si mision i pamundur bërja bashkë në një koalicion i Selës dhe Thaçit, deri në vitin 2013 ishin bashkë në PDSH, si dhe bindja e Apasievit të përkrahë Zaevin, kur dihet se ngritja e tij në skenën politike ishte mbi retorikën e ashpër anti-LSDM. Pra, në të dyja variantet Zaev do ta ketë vështirë të formojë shumicë parlamentare. Nëse LSDM brenda 20 ditëve nuk arrin të sigurojë së paku 61 nga gjithsej 120 deputetë në Parlament, atëherë presidenti i shtetit ia jep mandatin partisë së dytë, në këtë rast VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj Kristian Mickovski mund të arrijë te shumica minimale me BDI-në dhe Levicën (44+15+2), por nuk ka alternativë pa partinë e Ahmetit. Ky i fundit edhe me VMRO-DPMNE-në pritet ta vë në tavolinë kushtin e kryeministrit, të cilin kjo parti nuk është shprehur e prerë kundër. Në rast se brenda afatit 20 ditor as VMRO-DPMNE nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së tretë – BDI-së. Ky është një skenar më pak i mundur, por nëse ndodh Ahmeti do të ketë para tij dy opsione: i pari – të bindë LSDM ta përkrahë pasi t’a ketë refuzuar në formimin e qeverisë Zaev; dhe i dyti – të lidhë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, ASH-AAA dhe mbase PDSH. Opsioni i dytë duket më lehtë i realizueshëm pasi partia e Mickovskit nuk ka kundërshtuar me vendosmëri mundësinë e një kryeministri shqiptar, kurse partitë shqiptare madje e kanë përkrahur si ide. Duke marrë parasysh këto konfiguracione dhe matematika paszgjedhore, formimi i qeverisë mund të zgjasë deri në tre muaj. Gjatë kësaj periudhe shumë të papritura mund ndodhin, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Rezultatet e para tregojnë se formimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë një proces i lehtë. Ndërkohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk ka konfirmuar rezultatet finale dhe shpërndarjen e mandateve me formulën e D’Hontit, duket se LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koalicioni ASH-AAA 12, Levica (E majta) 2 dhe PDSH ka 1 deputet.

Shkruan: Xhelal Neziri

Këto numra paralajmërojnë një periudhë të gjatë, të mundimshme dhe me shumë të papritura në formimin e qeverisë. Në bazë të nenit 90 të Kushtetutës, mandat për formimim e qeverisë merr ai politikan që siguron ose mund të sigurojë shumicë prej së paku 61 deputetësh në Parlament.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i kuvendit mandatin për formim të qeverisë t’ia jap kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në parlament. Mandati në afat prej 20 ditësh nga dorëzimi i mandatit, kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë.Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, thuhet në Kushtetutë. Mandatin e jep presidenti i shtetit, ndërkohë që ky rol i tij në të shumtën e rasteve është formal. Në rastet kur ka mosmarrëveshje rreth asaj se kush duhet të marrë mandat ose cili ka shumicën në Parlament, atëherë rili i presidentit të shtetit është vendimtar në caktimin e mandatarit.

Pritet që mandati t’i jepet liderit të partisë fituese LSDM, Zoran Zaev, i cili do të ketë në dispozicion 20 ditë ta formojë qeverinë. Para vetes do të ketë dy mundësi: e para – të formojë qeveri me BDI-në dhe kështu të sigurojë një shumicë minimale (46+15); dhe e dyta – me koalicionin ASH-AAA, Levicën dhe PDSH (46+12+2+1). Të dy skenarët janë vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që i dyti duket edhe i pamundshëm edhe i paqëndrueshëm. Zaev si mandatar do të duhet të trokasë te dera e Ahmetit, me të cilin kishte përplasje të fuqishme retorike gjatë fushatës. Pozicioni fillestar i BDI-së në negociata do të jetë posti i kryeministrit, gjë që duket se nuk mund ta pranojë LSDM. Varianti i dytë i Zaevit do të jenë Ziadin Sela e Afrim Gashi, Dimitar Apasiev dhe Menduh Thaçi. Duket si mision i pamundur bërja bashkë në një koalicion i Selës dhe Thaçit, deri në vitin 2013 ishin bashkë në PDSH, si dhe bindja e Apasievit të përkrahë Zaevin, kur dihet se ngritja e tij në skenën politike ishte mbi retorikën e ashpër anti-LSDM. Pra, në të dyja variantet Zaev do ta ketë vështirë të formojë shumicë parlamentare.

Nëse LSDM brenda 20 ditëve nuk arrin të sigurojë së paku 61 nga gjithsej 120 deputetë në Parlament, atëherë presidenti i shtetit ia jep mandatin partisë së dytë, në këtë rast VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj Kristian Mickovski mund të arrijë te shumica minimale me BDI-në dhe Levicën (44+15+2), por nuk ka alternativë pa partinë e Ahmetit. Ky i fundit edhe me VMRO-DPMNE-në pritet ta vë në tavolinë kushtin e kryeministrit, të cilin kjo parti nuk është shprehur e prerë kundër.

Në rast se brenda afatit 20 ditor as VMRO-DPMNE nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së tretë – BDI-së. Ky është një skenar më pak i mundur, por nëse ndodh Ahmeti do të ketë para tij dy opsione: i pari – të bindë LSDM ta përkrahë pasi t’a ketë refuzuar në formimin e qeverisë Zaev; dhe i dyti – të lidhë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, ASH-AAA dhe mbase PDSH. Opsioni i dytë duket më lehtë i realizueshëm pasi partia e Mickovskit nuk ka kundërshtuar me vendosmëri mundësinë e një kryeministri shqiptar, kurse partitë shqiptare madje e kanë përkrahur si ide.

Duke marrë parasysh këto konfiguracione dhe matematika paszgjedhore, formimi i qeverisë mund të zgjasë deri në tre muaj. Gjatë kësaj periudhe shumë të papritura mund ndodhin, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

ShareTweet

Related Posts

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

November 24, 2021

Detaje të reja: Si ndodhi tragjedia në Bullgari ku autobusi u bë shkrum e hi dhe mori 46 jetë!

November 23, 2021

Reagim i menjëhershëm i Kryeministrit Kurti: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Maqedonisë!

November 23, 2021

Reagon Presidentja Osmani për aksidentin në Bullgari: Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, do t’u qëndrojmë afër miqve tanë!

November 23, 2021

Jep dorëheqje Kryeministri maqedon Zoran Zaev, kjo është arsyeja!

October 31, 2021

Godet Kim Mehmeti: Partitë e shqiptarëve të Maqedonisë janë si vëllazëri e motrave të përdala!

October 24, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.