Albin Kurti mbrëmë ka qenë mysafir i Blendi Feziut në Kan TV. Ka folur për shumë gjëra dhe ka shtjelluar vizionin e tij për politikën e ardhshme të shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Mejdani.
Në pyetjen se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, ai është përgjigjur në mënyrë decide: “Po, unë do ta udhëheqi dialogun me Serbinë, jo Hashim Thaqi”.
Më pastaj ai ka thënë se Presidenti i Republikës së Kosovës është vetëm përfaqësues i politikës së jashtme, jo krijues i saj. E, për fat të keq, Thaçi deri më tani është sjellë si krijues i politikës së jashtme, dhe këtë më nuk do ta lejojmë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post