Albin Kurti edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryeministrit të ri.
Detyra atij i është dorëzuar në një ceremoni zyrtare nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti. Ceremonia e pranim-dorëzimit është zhvilluar me agjendë shtetërore, prani të gardës ceremoniale e intonim të himnit shtetëror.
Dy kundërshtarët politik, Hoti e Kurti janë parë teksa flasin diçka mes vete mirëpo se nuk janë dëgjuar fjalët që ata kanë thënë. Kujtojmë se partia e Kurtit, Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 50% të votave.
Së bashku me pakicat, ajo arriti të marrë 67 vota në Kuvendin e Kosovës për të miratuar qeverinë.
Qeveria e Albin Kurtit do të përbëhet nga 15 ministri.