![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2022/05/Qendra-shqiptare-Detroid.jpg)
“Ejani të investoni, jo të humbisni, por të fitoni.Qeveria ju garanton mbrojtje ligjore!”.
Shkruan: Zef Pergega
Kjo ishte njëra nga thirrjet që kryeministri i Kosovës i bëri mërgatës në Amerikë, në një takim vëllazërorë, që u zhvillue në xhaminë shqiptare të Detroitit, me një pritje tepër të ngrohtë nga besimtarët e të tri feve dhe nga Imami Shuaip Gërguri, i cili në fjalën e mikpritjes fisnike dhe të hareshme ndër të tjera tha:
“Sot eshte një ditë e veçantë për ne mbasi po e presim në qendrën tonë, në këtë vatër fetare e atdhetare, e cila ka qenë gjithmonë predikuese e vlerave atdhetare dhe se sot ne sapo kemi përfunduar dhe vënë në funksion ambientet e reja me anekse, që iu janë shtuar xhamisë duke e bërë atë më funsionale. Si qendra e parë përmendet ajo e themeluar në Main State. Noli e përmend vatrën e kulturës islame me 1917 në Michigan për të ardhur në ngritjen e xhamisë së re në vitin 1949 nga Imam Vehbi Ismaili.
Gjithmonë aktive kjo vatër përbashkuese, për të ruajtur gjuhën dhe traditën e mirë shqiptare e këtë me ua trashëgue brezave që rriten në Amerikë, por ajo ka spikatur në luftën per lirinë e Kosovës.
Ketu u kriijue fondacioni “Vendlindja Thërret” dhe vendosëm shpejt lidhjen tonë me Shtëpinë e Bardhë…duke i vazhdur këto lidhje per t’i konsoliduar në dobi të çështjes kombëetare.!”
Imam Shuaipi në emër të institucionit që ai drejton prej shumë vitesh i akordoi kryeministrit të Kosoes çmimin: “Hoxhe Hasan Tahsini”, të cilin e kane marrë edhe dy presidentët e Shqipërisë.
Në fjalën përshëndetëse Kryeministri Kurti ndër të tjera tha: “Është nje nder i veçantë që ndodhem në mesin tuaj. Kënaqësi qe ju shoh bashkë pa dallime dhe falenderoj Imam Shuapin qe i kultivon këto vlera dhe per çmimin që më akordoj. Pozitën e lartë e shikoj si shërbim i lartë. Ju falendroj për kontributin që keni dhënë për kombin, familjen dhe per SHBA. Ju jeni edhe shqiptarë edhe amerikanë, një urë e fortë komunikimi dhe për këtë ju jam mirënjohës.
Tradita e mërgatës fillon me veprimtaret shqiptare të Michigenit e sidomos për luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Ju e keni bërë punën si ambasadorë pa e patur shtetin dhe keni mundësuar poltikën amerikane ti kthejë sytë nga Kosova. Kemi një seri takimesh në Amerikë. Qëllimi ynë nuk është të bëjmë takime por të sigurojmë investime, sidomos ato amerikane. Me kompaninë energjitikes siguruam investimin 236 milion dollarë me një marreveshje dypalëshe. Ne Kosovë janë 650 kompani që po eksportojnë. Investime të mëdha kemi bërë për mbrojtjen dhe bujqësinë. Synojmë arsimin dhe shëndetesinë. Ka një terren të favorshëm për investime në Kosovë, prandaj ejani të fitoni dhe jo të humbëni. Do të bëjmë nje ligj për mërgatën qe do t’u garantohet vota. Do të institucionalizohet shkolla shqipe në diasporë. Ju duhet te siguroni meësues të nivelit amerikan, sepse fëmijet tuaj me parë mesojne në shkollat Amerikane.
Kosova nuk ka interes të hapet me Serbiëe, Rusinë dhe Kinën, por me SHBA dhe Europen. Ne e njohim mirë Serbinë, dhe për këtë Shqiperia duhet të na pyes ne. Me qeverinë shqiptare do të bëjmeë mbledhjen e dytë dhe do të bëjmë bilancin dhe do të firmosim marrëveshje të reja. Ju kam thënë misnistrave nese i keni qejf paret shkoni e merruni me biznes dhe jo në shtet. Ministër në latinisht do te thotë shërbetor e unë jam kryeshërbëtori. Ne duhet te përsërisim të vërtetën ndërsa Serbia përsërit gënjehstrën. Une jam per ta institucionalizuar politikën me SHBA. Kemi tri fe në harmoni qe na ka zili bota dhe dy shtete. Ata që e kritikojne qeverinë janë ata që ua kemi prish lidhjet me korrupsionin!”
Me tej kryeshërbetori i Kosoves iu pergjigj pytjeve të shumta që bene bashkatdetarët nga të gjitha krahët. Kurti viztoi Univesitetin e Michigenit dhe studentët shqiptar si dhe kaloi një darkë me një përfaqësi malsorësh , ku mori pjesë edhe senatori demokrat Gery Piters. Sonte me 16 maj 2022 Kurti do te pritet në një darkë solmene në kishen e Shen Palit kryesisht nga malesoret e Malesise se Madhe.
Takimin ne xhami e moderoi nacionalisti z. Demneri dhe u pasqyrue nga ACTV dhe TV i shqiptarëve të Amerikës.
Kurti gjatë viztave në Amerikë shoqërohej nga zv minstrja e punëve të jashte Liza Gashi, ambasadori i Kosovës ne Washington DC, Ilir Dugolli, shefi I administratës, Luan Dalipi dhe stafi i tij me dy këshilltarë.
Imam Vehbi Isamili nuk ka qene vetëm arkiteti i xhamisë por mushkëria dhe fryma e ballancimit midis fesë dhe kombet. Ai ishte miku më i ngushtë i Gjergj Fishtës dhe në saje të Ismalit u përkthyen ne arabisht veprat e Koliqit, duke u bërë pjesë e librasisë se Egjyptit.
Shkrimtari amerikan Schvartz thoshte se rruga e shtetformimit të Kosovës kalon nga Vetëvendosja ndërsa ajo e integrimit Europian nga Roma.