Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për durimin që patën në arritjen e marrëveshjes VV-LDK.
Kurti thotë se në negociatat me LDK-në i kanë ofruar njëri-tjetrit oferta dhe kërkesa, ku qanë dhe qeshën, por që gjithnjë duke lënë një tavolinë në mes për bisedim.
Ai tutje shton se tani i ka mbetur vetëm të qeverisin bashkë me LDK-në.
Postimi i plotë:
Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.
Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.
Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.
Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!