Zv.kryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ditë më parë, deklaroi publikisht se do t’i ndihmojë me 1 milion vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
E lidhur me këtë, ka reaguar anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar ndaj këtij vendimi të Pacollit.
Ajo, në një postim në Facebook, ka spikatur si të pa vërtetë, deklarimin e kryetarit të AKR -së, Behgjet Pacolli, i cili deklaroi shumë milionëshe për të prekurit e termetit në Shqipëri, por ajo nuk beson se një gjë e tillë jetësohet.
Tinka Kurti, kujton kështu premtimin e Behgjet Pacollit sa ishte president për ndarjen e pages së tij për një familje skamnore, e cila nuk e mori as edhe një herë shumën e atyre të hollave të premtuara.
Tinka Kurti, ndien keqardhje për sjelljen e tillë të liderit të AKR-së, që fatkeqësitë e të tjerëve përdorë për marketing personal.
Postimi i plotë:
Kur milionerët premtojnë miliona për ndihma, jo vetëm duhet pas parasysh se përfitojnë në imazh por duhet kujdesur edhe a i ndajnë realisht. Apo mjafton që i premtojnë e bëhen lajm se kaq është qëllimi?
Kush e mban mend Pacollin si President që u pat fotografu me një familje duke premtu që do t’ia ndajë nga 300 euro në çdo muaj? Asnjë cent nuk e ka marrë ajo familje. Vërtetë Pacolli u rrëzu shpejt si president por ai nuk e ndau as rrogën si zv/Kryeministër. Bile për faktin që i kishte shfrytëzuar me zë dhe figurë për marketing personal./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post