Kryeministri Albin Kurti iu ka bërë me dije ministrave të Qeverisë se do t’u kërkojë të përcjellin në ditët në vazhdim një shkresë për gjendjen në të gjitha dikasteret, raporton Gazeta Express.
“Së shpejti do t’ua dërgoj një shkresë të gjithë ministrave që ta bëjnë një evidentim të gjendjes në ministri, sa u përket proceseve, projekteve dhe sfidave. Do të bëhet një skanim i gjendjeve”, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje të gjatë për të diskutuar për programin qeverisës.
“Së shpejti do të ju njoftojmë lidhur me një mbledhje më të gjatë njëditore për ta thelluar dhe avancuar programin me një program të qeverisë së re me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të këtij kabineti, pra ekipi ynë prej 18 vetash”, tha Kurti. /Express/