Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ulja e pagave të kabinetit më shumë ka efekt etik të brendshëm se sa efekt financiar.
Sipas tij, nevojitet një politikë që s`e nxjerr etikën jashtë politikës.
“Jemi në një situatë kur kemi gjakderdhje financiare, kjo duhet ndalet. Po veprojmë me fasha sikur në QKUK. Infermieri sikurse puna jonë duhet të jetë legjitim dhe kredibil, duhet t`ia ndalë gjakderdhjen edhe vetes”, ka thënë Kurti në një intervistë për emisionin “Rubikon”, në KTV.