
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili edhe është fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka treguar disa kushte për lidhjen e koalicionit me LDK-në.
Ai ka theksuar prerë se ose Vetëvendosje do të jetë në Qeveri dhe ai kryeministër, ose do të këtë zgjedhje të parakohshme, nuk ka kushte të tjera.
Kurti këto komente i ka bërë në një intervistë për ‘Real Story’.
Lideri i VV-së ka ripërsërit qëndrimin e tij derisa ka theksuar se synimi i qeverisë së re VV-LDK do të jetë sigurimi i 12 ministrive.
“Është destinim i yni që VV të qeverisë bashkë me LDK. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër, ose zgjedhje të parakohshme. Nuk ka kushte të tjera”, ka potencuar Kurti./syri.net/
Discussion about this post