Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një bashkëbisedim në KDI ” me temën Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse do të marr postin e kryeministrit. Insajderi.com
Kurti është përgjigjur se e njeh Pavarësinë e Kosovës por nuk është prej atyre që thonë “Bac u kry”.
“Së pari unë dua të them qartë e pranoj dhe e njoh Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë politikat e dine se të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin nuk është e njëjta gjë. Sepse unë nuk jam në mesi e atyre që thonë “Bac u kry” sepse tendenca është tek ajo që të bëhet përfundimi i historisë”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu është pyetur se a do t`i pranoj simbolet e Kosovës në rast se i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.
“Ne nuk ishim dakord që ngjyrat e flamur të jenë këta që janë sot, nuk ishim dakord që himni të mos ketë tekst. Por ju nuk mund ta gjeni asnjë aktivistë apo deputet të VV-së që ka hequr flamurin e Kosovës nga institucionet e Kosovës. Poashtu edhe unë nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra e kryeministrit”, ka përfunduar Kurti./
Discussion about this post