Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kur shkenca ndryhet nga një dogmë filozofike!

November 24, 2019
106
SHARES
3.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Arbër Vokrri

60 vjet Darwinizëm

Shkruan: Dr. Arbër Vokrri

Vendikim me çdo kusht, qoftë edhe me mashtrim
A ju kujtohen figurat nga librat shkollorë ku na thuhej se embrionet e llojeve të ndryshme i ngjajnë njëri-tjetrit, ngase e kemi prejardhjen e përbashkët? Autori darvinist i asaj figure e cila ende mësohet në shkolla, Ernst Haeckel, është dënuar për atë mashtrim qysh në vitin 1874 nga vetë universiteti i tij (Jena, Thuringen/Gjermani). E ajo figura e fluturave të bardha mbi drunjtë e zi, fluturave të zeza mbi drunjtë e bardhë me storjen e shumimit të njërës dhe rrallimit të tjetrës varësisht nga ndotja e ambijentit në Britani? Është konfirmuar kaherë se ato flutura nuk rrijnë mbi drunj, përveq kur darvinistët i fiksojnë ashtu me anë të ngjitësit, për ta provuar dogmën e tyre. Ose fotoja apo vizatimi i laboratorit të Stanly Muller i cili kinse e ka dëshmuar formimin e aminoacideve nga substancat inorganike? Është dëshmuar se eksperimenti i tij përveq manipulimit të kushteve (ndryshe nga ato në natyrë), larg nga provimi i evolucionit kimik, ka dëshmuar se produkti në fakt është përzierje tepër helmuese që shpie në drejtim të kundërt nga jeta.

Ka edhe mijëra shembuj tjerë të tentativave për ta pajisur një ide filozofike me mbështetje shkencore, konkretisht filozofinë natyraliste dhe kampionin e saj Charles Darwinin me argumente empirike, dhe kur këto dështonin, atëhere – me mashtrime.

I nevojitej edhe politikës
Para fiks 160 vitesh filozofisë materialiste iu shtua edhe një referencë me pretendime shkencore, e cila do të fitonte mbështetje të fuqishme nga qarqe politike e intelektuale që po e dizajnonin modernizmin. Ishte një botë ku Kisha e kishte humbur pushtetin politik dhe tani po e humbte edhe  autoritetin moral gjatë e pas revolucioneve të njëpasnjëshme në Europë e Amerikë. Pushtetet dhe autoritetet e reja duheshin të gjenin edhe shpjegim të ri për botën, për të i ushqyer masat, dhe natyrisht, për ta arsyetuar botëkuptimin e ri. “ Nëse autoriteti pushtetar i regjimeve të vjetra për 15 shekuj kishte derivuar nga Zoti, prej nga vinte e drejta për pushtet transformues e regjimeve të reja?” Pyetjeve si këto duhej dhënë përgjigjje sa më bindëse, siq duhej arsyetuar edhe politikat koloniale të cilat popujt me ngjyrë nuk i konsideronin njerëz. Ose në kontekste të veçanta, nevojitej një argumentim shkencor për luftë kulturore e politike, siq bëri Bismarck’u në “Kulturkampf”-in e tij kundër Kishës Katolike. Aleatë të tij u bënë drejtpërdrejtë shkencëtarë si Ernst Haecke e tërthorazi edhe Darwini.

S’është risi e madhe, por shprehje e re një beteje të vjetër mes filozofëve e shkencëtarëve
Libri kanonik i Charles Darwinit “Mbi Origjinën e Llojeve dhe Ruajtjen e Racave të Favorizuara përmes Seleksionimit Natyror” mëtonte që ta përmbushte argumentimin që i nevojitej politikës së kohës. Titulli është lajthitës, sepe libri gati se nuk flet asgjë për origjinën e krijesave të gjalla pos që hipotetizon një prejardhje të përbashkët. Darwini me këtë vetëm e përmblidhte atë që para tij e kishin thënë mendimtarë si Lamarck e Needham një shekull më herët e deri te Nasirudin al Tusi në shek. 13. Në esencë, teoritë e këtyre shkencëtarëve ishin derivat i filozofisë materialiste-natyraliste e cila e përjashtonte mundësinë e ekzistencës së çfarëdo entiteti jomaterial dhe të intelegjencës si veti jo-trupore. Demokriti (shek. V-IV p.K.), i pari që njihet në histori se ka folë për atomet, ka postuluar se “gjithçka që ekziston në natyrë është frut i rastësisë dhe domosdoshmërisë”. Të lartpërmendurit janë vetëm vazhdues të mendimit të tij. Përballë tyre ndodhet një listë e gjatë e filozofëve dhe shkëncëtarëve të cilët i kontestojnë bazat e atij mendimi dhe që logjikisht e shkencërisht e hedhin poshtë kornizën materialiste-natyraliste cila mëton ta mbërthejë filozofinë e shkencën. Kjo listë e empiricistëve mes tjerësh përfshinë Aristotelin e Ciceronin nga antika, ibn el Hejthamin (shpikësin e metodës shkencore) e Paskalin nga mesjeta, Newton’in e Volterin nga fillimi i kohës së re dhe iluminizmi,  Pasteure’n e Max Planck’un nga shek. 19 e 20, e deri te David Berlinski, Michael Behe, James Tour, Dean Kanyon, Wesley Tailor e mijëra tjerë që sot udhëheqin institucione shkencore nga më prestigjiozet (ja një pjesë e listës https://www.discovery.org/m/2019/10/Scientific-Dissent-from-Darwinism-List-09302019.pdf)

Teposhtëzja e natyralizmit darwinist
Kontestimi i Darwinizmit nga eminenca shkencore bëri që në nëntorin e vitit 2016 vetë darvinistët të distancohen nga kjo ideologji. Pikërisht në institucionin ku dikur Darwini ishte anëtar (e më herët Newtoni kryetar), Royal Society of London, elita e darvinistëve të botës mbajtën konferencën “New trends in evolutionary biology: biological, philosophical and social science perspectives” ku u pajtuan se darwinizmi nuk ka shpjegim as për origjinën e as për kompleksitetin e jetës, dhe se nevojitet një teori e re.

Darwinizmi na i ka humbë 160 vjet jo vetëm me debate, por edhe me represion politik, anatemim e ostracizim të shkencëtarëve e filozofëve (shihni filmin “Expelled: no intelligence allowed”  https://www.youtube.com/watch?v=V5EPymcWp-g), e me arsyetim të projekteve gjenocidale. Edhepse ende e mbanë pushtetin mbi institucionet shkollore dhe kërkimore, kjo dogmë ndodhet në agoni. Sepse mendja e shëndoshë e njeriut dhe aktiviteti i saj nuk mund të ndryhet përgjithmonë.

(Ky shkrim është bërë ekskluzivisht për KosovaPost)

Share11Tweet

Related Posts

Arbër Vokrri pas turneut nëpër Evropë: Organizata ndërkombëtare të sigurisë të gatshme të bashkëpunojnë me INSID-in e Kosovës!

February 26, 2020

Anëtari i VV-së – ministrave serb: Do t’ju arrestojmë pa asnjë tolerim!

February 10, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.