Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kur parlamenti bëhet më i rrezikshëm se koronavirusi!

July 9, 2020
4
SHARES
769
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej një parlamenti që rrëzon qeverinë legjitime në mesin e një pandemie së cilës nuk po i shihet fundi, nuk mund të befasohesh në asnjë rast.

Përfaqësuesit e popullit që e kanë bërë zakon demonstrimin e papërgjegjshmërisë së tyre, janë rehat në ulësen e deputetit. Marrin paga të majme e gëzojnë privilegje të shumta. Asnjërit prej tyre nuk i është prekur xhepi në këtë kohë krize botërore. Por, sektorit privat që e mban buxhetin e shtetit, i ka ardhur laku te fyti. Mijëra biznese janë buzë falimentimit. Dhjetëra mijëra punëtorë nuk kanë të ardhura.

Është skandaloze kjo sjellje parlamentare, në periudhën kur vendi ka nevojë për mobilizim të përgjithshëm, unitet politik dhe veprim urgjent në rimëkëmbjen e ekonomisë së dërrmuar nga koronavirusi. Asnjë parti nuk mund të justifikohet duke ia hedhur fajin tjetrës. Bashkarisht, janë përgjegjëse për katandisjen e Republikës në këto rrethana të mjerueshme.

Vetëvendosje na tregon se sa të fortë e paraqesin sondazhet, PDK me një këmbë në qeveri po bën hesapet e radhës pas goditjes nga Specialja për kryetarin dhe ish –kryetarin, LDK është e zënë me akomodimin e partiakëve të saj në pozicionet e pushtetit, AAK e Nisma gjithashtu angazhimin kryesor e kanë hisen qeveritare, pozitat, tenderët…

Në këtë peisazh të shkapërderdhur politik, njerëzit në Kosovë janë lënë në fushë të hapur në përballjen me virusin. Më i lehtë megjithatë duket ky ballafaqim, sesa beteja me virusin e politikës së mbrapshtë.

Kuvendi nuk është në gjendje të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, aq të nevojshme në këtë fazë kur çdo donacion e fond, ka vlerë të jashtëzakonshme. Një ligj që e kërkoi Gjykata Kushtetuese për pandeminë, partitë në qeveri e refuzojnë sapo ia shohin emrin iniciatores, ndërkohë situata thuajse ka dalë jashtë kontrollit. Për zgjidhjet ekonomike, që janë pritjet kryesore nga komuniteti i biznesit, nuk i bie ndërmend askujt. Nga një qeveri që varej nga partitë shqiptare, sot udhëheqemi nga një ekzekutiv që mbijeton në sajë të votave të Listës së Vuçiqit.

Ky parlament, e ka humbur legjitimitetin dhe arsyen, ndjeshmërinë dhe përkushtimin. Kjo legjislaturë praktikisht, nuk është më në shërbim të sovranit, por është shndërruar në një levë të disa liderëve që e kanë humbur mbështetjen popullore.

Deputetët mund t’i binden sot urdhrave të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt apo Aleksandër Vuçiqit, por kjo do të thotë se janë duke punuar kundër interesit shtetëror.

Shumica e deputetëve kosovarë, ashtu siç qenë të gatshëm ta votojnë qeverinë Thaç-Mustafa-Vuçiq, sot janë të gatshëm të votojnë një marrëveshje të keqe në dialogun Kosovë-Serbi. Ata janë të gatshëm të votojnë një president të ri, që njësoj si kryeministri, do të jetë marionetë e kësaj vendimmarrjeje për interesa të ngushta.

Si të tillë, sa më shpejt e humbin mandatin  dhe ky Kuvend shpërndahet, aq më mirë për Kosovën.

Do të ishte fatkeqësi e madhe, nëse vendimet e mëdha që e presin vendin, mbeten në duart e këtyre deputetëve që as kuorum nuk arrijnë të bëjnë dot, sepse disa janë më COVID, e disa në pushime verore…/Syri.net/

ShareTweet

Related Posts

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Masa të reja hyjnë në fuqi: Ora policore ndryshon, por maskat…

October 23, 2021

A bën fëmijët të vaksinohen kundër Koronavirusit?

October 23, 2021

Pritet të lehtësohen masat antiCOVID, zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë!

October 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.