Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kur intelektuali merr anën e gabuar!

April 20, 2020
12
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Agron Shala

Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në kohën e Krizës së Madhe Ekonomike, shtetet e fuqishme të Perëndimit – Britania e Madhe, ShBA dhe Franca – merreshin me problemet brendshme, pa vrarë mendjen se çfarë po ndodhte në Gjermani, në Itali apo në Bashkimin Sovjetik, ku në emër të kthimit të shpresës dhe dinjitetit tek populli po sundonin diktatorët, si Adolf Hitleri, Bennito Musolini dhe Josif Stalini.

Shkruan: Agron Shala

Pasi mori postin e kancelarit në janar 1933, gazetari uellsian Gareth Jones e intervistoi Hitlerin. Ai i njoftoi diplomatët britanikë se zëri i opozitës do të shuhej në Gjermani e se rrezikoheshin zërat kundër në shtetet tjera; paralajmëroi pra për një Luftë tjetër të Madhe, por nuk u mor seriozisht. “Hitleri do të mësojë se është një dallim shumë i madh nga menaxhimi i një proteste dhe administrimi i një kombi”, është një nga përgjigjet cinike që mori.

Të njëjtin vit Jones ishte zëri më i sinqertë e më i guximshëm për tmerrin që po ndodhte në Bashkimin Sovjetik: për Holodomorin – zinë e bukës që kishte kapluar Ukrainën duke lënë mbi shtatë milionë të vdekur, e ku për mbijetesë shfaqet kanibalizmi (ukrainasit i hanin madje edhe anëtarët e familjes). Por, pushteti sovjetik që i kishte përqendruar të mirat në Moskë, në të vetmin qytet ku lejoheshin të huajt, përmes propagandës dhe gazetarëve të shantazhuar perëndimorë – në mesin e të cilëve fituesi i Çmimit Pulitzer, Walter Duranty – ia dilte që komunizmin ta paraqiste si storje suksesi. Në këtë grackë ranë shumë intelektualë që mendonin se në Bashkimin Sovjetik po ndodhte eksperimenti më i madh e më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Në mesin e tyre (deri-diku) ishte edhe Goerge Orwell.

Regjisorja e njohur polake, Agnieszka Holland, në filmin e saj të parafundit, “Mr. Jones”, e lë një mundësi se Orwelli vë në pikëpyetje dilemat e tilla, menjëherë pas takimit me gazetarin Jones (siç dihet, zhgënjimin më të madh ai e pësoi gjatë Luftës Civile në Spanjë). Orwelli më vonë do të njihet si një nga intelektualët më të guximshëm, si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe si autori i veprave më të fuqishme kundër totalitarizmit – “Ferma e kafshëve” dhe “1984”. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”, thotë ndër të tjera në “Fermën” e tij.

Sidoqoftë, në kohën e krizave të mëdha, qëndrimi i intelektualëve ka shumë rëndësi. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, qëndrimet e tyre të gabuara kanë shkaktuar huti të mëdha, aq sa u krijuan lëvizjet nazifashiste në vendet tjera, si Unioni Fashist Britanik apo Partia Popullore e Francës. Kështu, nga një krizë e neglizhencë, bota u fut në Luftën e Dytë Botërore e më vonë në Luftën e Ftohtë; nga një pushtim nazifashist në pushtim sovjetik – nga një shtypje në shtypjen tjetër.

Dëme të tilla – gjatë sulmeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe – kanë shkaktuar edhe qëndrimet e intelektualëve, si: Noam Chomsky, Harold Pinter, Peter Handke, Regis Debray, Alain Badiou, Michel Chossudovsky, Tariq Ali, Gilbert Achcar, Patrick Besson, Edward Said… Qëndrimet e tyre shpesh ishin më të poshtra se qëndrimet politike të Kinës apo kërcënimet e Rusisë.

Për fund, vlen të citohet intelektuali shqiptar Branko Merxhani, përfaqësuesi më eminent i neoshqiptarizmës, i cili në një shkrim të vitit 1937 – teksa kundërshtonte komunizmin – paralajmëronte se nga e keqja e krahasimi me të keqen, lind e keqja tjetër: “Në qoftë se punëtori ndodhet me të vërtetë në një gjendje mizerable, atëhere vetëm një efekt mund të ketë kjo ndodhje: Mizerja do të bëhet Ideologji dhe rryma revolucjonare e proletariatit do të shkojë duke u shtuar. Mirëpo një proletar mizerablë si do të jetë në gjendje të realizojë detyrat e larta që i ngarkon Marxi? Nga mizerja vetëm një gjë del: Mizerje…”!

Share4Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.