
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růzicka, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.
“Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës. Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në BE”, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit.