
“Komentet e Macron-it për të luftuar separatizmin islamik janë shembull i islamofobisë së ashpër. Franca së pari duhet të ballafaqohet me historinë e saj raciste dhe masakruese”, shkroi Şentop, duke iu referuar të kaluarës së saj kolonialiste
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ka kritikuar komentet islamofobike të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Komentet e Macron-it për të luftuar separatizmin islamik janë shembull i islamofobisë së ashpër. Franca së pari duhet të ballafaqohet me historinë e saj raciste dhe masakruese”, shkroi Şentop në rrjetin e tij social Twitter, duke iu referuar të kaluarës së saj kolonialiste.
Komentet e kryeparlamentarit turk vijnë pasi Macron tha se ai do t’i japë fund sistemit në të cilin vendet e huaja dërgojnë predikues muslimanë në Francë, në një goditje ndaj asaj që ai e quajti “separatizëm”./Gazeta Mejdani/