
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë edhe një propozim shtesë në mbledhjen e dy qeverive.
Ai ka thënë se veç mbledhjeve të qeverisë duhet të organizohet edhe Kuvendi i përbashkët.
“Do të propozoj me që jemi në 110 e pavarësisë të kemi në nëntor Kuvendin e Përbashkët, të mbledhim të dy parlamentet. Nëse arrijmë të bindin të dy kryesitë e Kuvendeve në Kosovë e Shqipëri, atëherë japim mesazhi që këto nuk janë slogane bosh”, tha Rama.