
Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin pritet të mblidhet sot në orën 16:00.
Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Esktremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
Mësohet se në këtë pozitë pritet të emërohet Xhelal Sveçla, i cili është ministër i Punëve të Brendshme.
Më poshtë mund ta shihni draft-dokuemntin për këtë vendim që Qeveria Kurti pritet ta marrë në mbledhjen e sotme.