Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë jashtë Kosovës që kur është zgjedhur kryeministër.
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Agjenda e kryeministrit Kurti:
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave
KOHA: 09:00
10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
VENDI: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
KOHA: 10:45
– Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.
VENDI: Presiden ca e Republikës së Shqipërisë
KOHA: 11:20
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.
VENDI: Bashkia e Tiranës
KOHA: 11:55
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Selia e PD-së
KOHA: 12:20