
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar edhe një zëvendësministër.
I emëruari zëvendës i Arben Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë është Arsim Berisha.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kurti është zotuar se qeveria e tij nuk do të ketë më shumë se 30 zv/ministra, saktësisht nga dy për secilën ministri.