Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.
“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të lënduarve rëndë dhe për tu kujdesur për të lënduarit.
Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter.