Megjithë që Kosova humbi ndeshjen me Anglinë, ajo ka treguar një cilësi të lartë të futbollit. Ndër politikanët kosovarë më të zëshëm për fitoret e futbollistëve tanë është edhe Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Në një postim tëtij në Facebook, Kryeministri në Detyrë Ramsh Haradinaj ka shkruar se futbollistët tanë e jetuan fëmijërinë e tyre në kohë pa kohë, por u dhndërruan në histori të gjallë me sukseset e tyre.
Lexoni postimin e Haradinajt në llogarinë e tij në Facebook:
Këta jeni ju, luftëtarë të lindur. Ju, që fëmijërinë e jetuar në kohë të pakohë, e shndërruat në histori për vendin!
Faleminderit për emocionet e dhuruara sot dhe gjithmonë. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!
RH
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post