Me rastin e vdekjes së Mulla Asllan Muratit nga Mitrovica, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai i ka shprehur ngushllime familjes së Mulla Asllanit dhe ka ngushlluar të gjithë familjarët dhe miqtë e hoxhës së nderuar.
“Mulla Asllani është kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre, ka shkruar Kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në Facebook:
Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.
Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre.
Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit.
I qoftë i lehtë dheu!
RH
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post