
Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i është ndaluar një vizitë private nga autoritetet kroate në Jasenovac.
Presidentit të Serbisë i është ndaluar të vendosë lule për viktimat e Jasenovacit në Kroaci, raporton Veçernje novosti.
Në kampin e Jasenovacit u vranë shumë serbë, hebrenj dhe romë, dhe kampi ishte vend i vuajtjeve masive gjatë luftës së Dytë botërore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më herët se krimi në kampin ustash të Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte krimi më i rëndë i gjenocidit dhe diçka që nuk duhet të harrohet kurrë.