Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kriza e refugjatëve në Greqi – situata po përshkallëzohet!

March 2, 2020
9
SHARES
950
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Refugjatë

Pasi Ankaraja i hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar. A do të veprojë më në fund Evropa?

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi jo vetëm që është përshkallëzuar. Sipas autoriteteve greke, rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Rojet kufitare turke i kanë lënë të kalojnë. Greqia nuk i lejon të hyjnë. Përdoret gazi lotsjellës. Shkrehen të shtënat. Edhe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, pritet që anije të panumërta të nisen nga brigjet turke; varka me njerëz që kanë pritur për të udhëtuar në Evropë me muaj ose me vite.

Situata është e tendosur

Ky është një lajm i keq për njerëzit në ishuj. Prej kohësh ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria e tyre dhe politikanët e Evropës Perëndimore, të cilët i përmbahen me vetëmohim marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Pse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk është e kuptueshme për banorët e tre ishujve grekë. Vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik.

Griechenland Flüchtlinge in Lesbos (DW/F. Schmitz)



Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përqëndrua në dy mundësi kryesore për politikën e refugjatëve: në një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të deportojë sa më shumë njerëz përsëri në Turqi dhe në të ashtuquajturat qendra të mbyllura. Të dyja taktikat e tij duket se janë ndërtuar mbi themele të brishta. Shkallëzimet e tanishme në kufirin greko-turk tregojnë: Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq.

Në ishuj ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura . “Nuk mund të hedhësh në burg pa e zgjatur njerëz që kanë jetuar këtu midis nesh për vite dhe muaj,” thotë një pronar dyqani në qendër të Mytilinit, kryeqyteti i Lesbos. “Kështu i kthejmë ata tamam në kriminelë”.

Edhe për këtë arsye, shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar dhe patën edhe përleshje me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihegt për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës.


Anarki në kampet e refugjatëve

Griechenland Lesbos Ausschreitungen | Polizist und Priester (picture-alliance/AP Photo/M. Varaklas)



“E çuditshme. Për herë të parë, të gjithë në ishull janë të të njëjtit mendim, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria u përmbahet planeve të saj. Në Samos kanë filluar tashmë punimet. Në Lesbos, megjithatë dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht një burg të përhershëm, i cili duhet të shërbejë kryesisht si frikësues.

Gara e Brukselit me kohën

Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: “BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund. “

Marrëveshja me Turqinë është joefektive edhe për të: “Nga 150.000 mbërritjet në Greqi që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, janë deportuar vetëm 2000 njerëz, 1.3 përqind. Serbos kërkon atë që e kundërshtojnë shumë anëtarë të BE: Një shpërndarje të drejtë të refugjatëve: “Në kohë si këto duhet të mendojmë ndryshe. Duhet të zhvillojmë një strategji të re dhe t’i zhvendosim njerëzit drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse”. /Gazeta Mejdani/

Share6Tweet

Related Posts

No Content Available
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.