Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kriza e Idlibit dhe çka fshihet pas saj!

February 18, 2020
6
SHARES
680
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Murat Yesiltas

Për një kohë të gjatë Idlibi ka qenë një ndër frontet më të nxehta të krizës siriane. Rusia dhe regjimi i Esadit vazhdojnë të përparojë duke marrë në shënjestër opozitarët dhe civilët në Idlib, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Soçi mes Moskës dhe Ankarasë në shtator të 2018-ës. 

Shkruan: Prof. Dr. Murat Yesiltas

Regjimi qëllimin e tij e projektoi në këtë mënyrë: Dobësimi ushtarakisht i opozitarëve duke i shtrënguar ata në Idlib dhe shpallja kështu e fitores ushtarake [nga regjimi] në luftën civile të Sirisë. Dhe si pengesë e vetme përpara këtij qëllimi konsiderohej Turqia. Kështu regjimi ndoqi një strategji në drejtim të thyerjes së rezistencës së Ankarasë duke e provokuar atë në pikat e vrojtimit të saj që i ka në jug të Idlibit. Dhe që nga data 3 shkurt regjimi sirian i avancoi në një fazë të re sulmet e tij në Idlib dhe mori direkt në shënjestër ushtarët turq duke shkaktuar 8 të vdekur (turq). Dhe kjo situatë paralajmëron se kriza në Idlib ka kaluar në një fazë të re.

Zhvillimet e fundit në Idlib nuk përbëjnë ndonjë surprizë për ata që e ndjekin nga afër çështjen. Për një kohë të gjatë Rusia dhe regjimi sirian kanë vënë në jetë hap pas hapi strategjitë e tyre për Idlibin. Ka disa shkaqe të vogla e të mëdha që kanë ndikuar në jetësimin e këtyre strategjive. E para nga këto kishte të bënte me atë që elementët opozitarë në Idlib duhet të dështonin për të qenë të bashkuar mes tyre. Dhe si përfundim, kjo bëri që grupet radikale si Komiteti për Çlirimin e Damaskut [Hayat Tahrir al-Damask-HTS] të fitojnë epërsi në terren. Kurse shkaku i dytë ishin hapat e hedhur nga Rusia për të rritur kapacitetin luftarak të regjimit [të Esadit]. Autoritetet ushtarake në Rusi regjimin [sirian] e mbështetën jo vetëm ushtarakisht, por i mësuan atij edhe si të luftojë kundër grupeve të parregullta. Patjetër që si shtesë e këtyre, strategjia e ofensivës ajrore të Rusisë ka qenë mjaft e pamëshirshme. Sulmet ajrore ruse, që kanë përvetësuar modelin Grozni, në fillim i shpopullojnë qytetet duke i bombarduar ato dhe pastaj për ta pastruar plotësisht qytetin nga grupet opozitare e bëjnë atë të pajetueshëm deri në zhbërjen në masë të madhe të tij. Kurse e treta është se koniunktura rajonale kishte krijuar një terren më të lirshëm për Rusinë dhe regjimin e Sirisë. Regjimi [i Esadit] e pa si okazion neglizhencën në shkallë rajonale ndaj krizës siriane dhe kaloi në veprim për ta vendosur nën kontrollin e vet të gjithë Idlibin.

Mirëpo, a mund të themi se pas ngjarjes së 3 shkurtit në Idlib është kaluar në një fazë të re? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është me të vërtetë e rëndësishme dhe përmban në vetvete elementë që do të ndikojnë të ardhmen e krizës. Këtu ka shume rëndësi se si do të veprojë Turqia pas kësaj, pasi Idlibi për Turqinë nuk është vetëm një çështje sigurie. Një dyndje e re emigrantësh që do të vinte nga Idlibi mund ta fuste Turqinë në një situatë edhe më të vështirë. Sipas Presidentit Erdoan rreth 1 milion refugjatë janë nisur drejt kufirit të Turqisë. Për këtë arsye, Turqisë i duhet ta vlerësojë edhe një herë tablonë aktuale që është krijuar në Idlib për të penguar lëvizjen e këtyre emigrantëve drejt kufirit të saj.

Në mesin e alternativave të Turqisë dalin në pah dy zgjedhje. E para është ndërtimi i një pozicioni ushtarak shkëshillues kundër regjimit për të penguar thellimin edhe më shumë të situatës aktuale. Në fakt, pas martirizimit të ushtarëve turq Turqia dha një kundërpërgjigje ushtarake të tillë që shkaktoi neutralizimin e 70 ushtarëve nga radhët e regjimit, sipas ministrit turk të Mbrojtjes. Vetëm se kjo  zgjedhje nuk është e qëndrueshme dhe mund të tronditë thellë marrëdhëniet Turqi-Rusi. Kurse zgjedhja e dytë është krijimi i një marrëveshje të re për Idlibin mes Turqisë dhe Rusisë duke u nisur nga situata aktuale. Pasi as Rusia e as Turqia nuk duan që t’i prishin marrëdhëniet. Të dy aktorët janë të vetëdijshëm se kjo në vend të përfitimit do të sillte humbje. Për këtë arsye kriza e Idlibit është në cilësinë e një testi në aspektin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkaq ana humanitare e krizës së Idlibit ka zënë vend sërish në agjendën e shoqërisë ndërkombëtare. Evropa interesohet vetëm me anën migratore të krizës dhe është larg një qasjeje që do t’ia lehtësonte punën Turqisë dhe do të parandalonte dramën njerëzore. Kurse ShBA-ja bën vetëm deklarata politike në mbështetje të Turqisë. Ata që vuajnë me të vërtetë nga kjo krizë janë civilët, ku bëjnë pjesë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Nëse do të kemi thellim të krizës së Idlibit atëherë kostoja do të jetë shumë më e madhe jo vetëm për Turqinë, por edhe për Evropën. Kështu që Idlibi nuk duhet parë si të ishte një çështje vetëm e Turqisë dhe për ta zgjidhur atë duhet qëndruar pranë Turqisë.

(Prof. asc. Murat YESILTAS Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara)

Share4Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Tani më kur Siria po i numëron ditët e fundit të ekzistimit të saj, kur fëmijët sirianë po vdesin të ngrirë nëpër rrugë!

January 27, 2022

Çfarë po ndodh në Kazakistan?

January 17, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Fotoja që po shokon rrjetet sociale, shkatërrimi i Sirisë/ Babai sirian me djalin pa gjymtyrë, fotografi turk: Kjo është jeta e vërtetë e sirianëve!

October 27, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.