
Këtë e ka bërë për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“95 për qind kanë përfunduar deri në orën 16:00, apo 506 nga 530”, tha ai.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar javën e kaluar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ mori këtë vendim pas rekomandimeve të bëra nga Qendra për Numërim dhe Rezultate se në këto vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike.
Ndryshe pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve, pritet të numërohen votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post